KPK e shkarkoi, KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Bib Ndreca

KPK e shkarkoi, KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Bib Ndreca

Gjyqtari Bib Ndreca

Kolegji i Posaçëm të Apelimit riktheu sot në detyrë ish-gjyqtarin e Krimeve të Rënda, Bib Ndreca. 

Ai ka qëndruar për afro 3 vite i pezulluar, pasi shkalla e parë e vetingut e kishte shkarkuar nga detyra për shkak të pasurisë. Shkarkimi i tij nga KPK u bë më 18 janar të vitit 2021, por më pas Ndreca e apeloi këtë vendim në KPA.

Ai ishte gjyqtari i dosjes së famshme 339, që ka firmosur arrestimin e grupit të Avdylajve në Shijak dhe më pas ishte marrë në mbrojtje të posaçme nga policia.

Ky është vendimi i dytë brenda pak javëve që KPA rikthen në detyrë subjekte të shkarkuara, siç ndodhi me ish-prokuroren Antoneta Sevdari.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agron: 22/05/2024 20:13

    Për çfarë e shkarkoj vetingu? Mos ka ndonjë pisllik në këtë mes?

    Përgjigju
  • Marian Laca: 22/05/2024 17:59

    Suksese Bibe. Djale artist dhe katolik i mire.

    Përgjigju
  • Arben: 22/05/2024 17:22

    Eshte rikonfirmuar nje djal i shkelqyer ne sistemin e drejtesise.Ngadale po kompletohet SPAK dhe GJKKKO me profesioniste e mbi te gjithe me vlera.Urime.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

DIREKT ITALI 2-1 SHQIPËRI/ Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit, Italia përmbys me Bastonin e Barellan

DIREKT ITALI 2-1 SHQIPËRI/ Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit, Italia përmbys me Bastonin e Barellan