Dritan Rreshka në Vetting/ KPK: S'justifikon dot pasurinë! Prokurori: Kam punuar në Greqi kur isha në gjimnaz

Tiranë- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar sot seancën dëgjimore në ngarkim të Dritan Rreshkës, kreut të Prokurorisë së Tiranës. Prokurori u  paraqit vetë në seancë por i shoqëruar edhe nga avokati i tij, Arben Rakipi.

Trupa gjykuese e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Etleda Çiftja doli në përfundimin se Rreshka s'justifikon dot pasurinë. Sipas raportit ILDKP-së, prokurori Rreshka ka fshehur pasurinë dhe ka dhënë dëshmi të rreme. Sipas KPK-së, Rreshka ka probleme me deklarimin e pasurisë dhe vlerën e kostove të banesave të tij.

Konkretisht, dy kate të një shtëpie 131 metra dhe 166 metra me vlerë 2.5 milionë lekë, kanë si burim të deklaruar pasurie, paratë në emigracion dhe kreditë. KPK bazuar edhe në raportin e ILDKPI-së ka dalë në përfundimin se ka mospërputhje të deklarimit dhe vlerës së kostos së kateve të shtëpisë. KPK ka hetuar dhe ka dalë në përfundimin se mungojnë burimet e ligjshme financiare për ndërtimin e këtyre kateve.

Problemi i dytë me pasurinë e Rreshkës është blerja e disa obligacioneve me vlerë 7.9 milionë lekë. Nga hetimi i KPK-së, rezulton se Rreshka s’ka pasur burime të mjaftueshme financiare për t’i justifikuar. Gjithashtu, në kontratën e blerjes së një shtëpie në Tiranë, ka mospërputhje në deklarim, pasi mungon aftësia paguese për blerjen e këtij apartamenti. Rreshka ka problem edhe me përfitimin e një kredie të butë, ku sipas KPK-së ka bërë një sërë deklarimesh fictive të pasurisë. Vëllezërit e prokurorit Rreshka, S.R dhe kunata e tij, janë ortakë në një shoqëri, dhe Rreshka ka deklaruar se i kanë dhënë 46 milionë lekë borxh kësaj kompanie. Sipas KPK-së, e ëma e prokurorit Rreshka ka 3 milionë lekë depozitë në llogari bankare, para që s’ka arritur t’i justifikojë.

Drejtuesi i prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka, pas prezantimit të relacionit të KPK-së, ka thënë se raporti i ILDKPI-së është i njëanshëm. Sipas prokurorit, ai ka kursyer para nga emigracioni.

ILDKPI është e njëanshme. Kam punuar që në shkollë të mesme gjatë pushimeve verore duke emigruar në Greqi. Në 1997 për shkak të humbjeve të kursimeve familjare, bashkë me vëllain emigruam në Greqi deri në 1998. Punoja në ishuj turistikë sepse kisha studiuar anglisht dhe mësova dhe greqishten. Kur u ktheva solla 2.8 mln lekë të reja. Pastaj punova pranë Crs Albania deri në 2003 dhe përfitova 1.8 mln lekë të reja. Në vitin 2000 bleva truall në qytet Studenti, 800 mijë lekë të reja nga të ardhurat e siguruara në emigracion. Atëherë isha student i vitit të tretë juridik. Në vitin 2004 nisi ndërtimi i shtëpisë kur isha pranuar në shkollën e magjistraturës.

Dritan Rreshka, drejtues i prokurorisë së Tiranës

Drejtuesi i prokurorisë së Tiranës, ka nxjerrë disa foto të shtëpisë së tij para trupës gjykuese të KPK-së. Rreshka ka thënë se shtëpia është e vetmja pasuri e tij dhe e vëllait të tij.

Dy kate ende pa përfunduar dhe pa mobilim. U ndërtua bashkë me vëllain. Paga ime si prokuror dhe vëllai si punonjës policie. As unë e as im vëlla, nuk kemi ndonjë pasuri tjetër. Gjithçka jona është kjo shtëpi.

Dritan Rreshka, drejtues i prokurorisë së Tiranës

Rreshka ka sqaruar çështjen e kredisë së butë para KPK-së. Prokurori tha se prokuroria e Përgjithshme ka miratuar kredinë e butë.

Jetonim 3 kurora në një shtëpi me dy kate. Kishte konflikte normale. Kërkova kredi që të iknim diku tjetër. Prokurori i Përgjithshëm ma miratoi kredinë e butë. Kredine e ktheva sepse nuk u realizua asnjëherë shtëpia që porosita. Lidhur me borxhin e vëllait dhe kunatës, them se nuk kanë dhëne asnjë lloj borxhi. 46 mln lekë të reja janë detyrim fillestar ndaj kreditorëve që ka kompania ku vëllai e kunata janë ortakë. Jo dhënie borxhi. Babai im ka punuar edhe në Greqi si emigrant.

Dritan Rreshka, drejtues i prokurorisë së Tiranës

Rreshka ka replikuar me relatoren e çështjes, Etleva Çiftja. Çiftja ka pyetur Rreshkën, nëse do ishte në pozicionin e KPK-së, si do e klasifikonte dosjen e tij.

Replikat:

Relatorja: Nuk kemi për qëllim të hedhim baltë mbi askënd. Nëse ju do ishit në pozicionin tonë, si e klasifikoni dosjen tuaj? Nuk kemi ndjekur pas jetën tuaj por kanë ndjekur dokumentacionin. 

Rreshka: Jam nga njerëzit që kemi kontribuar për këtë reformë si ekspertë të nivelit të lartë. Dosja ime kishte nevojë për sqarime në 15 vite informalitet shtetëror. 42 % e ekonomisë sot është informale.

Në përfundim të relacionit të paraqitur për Rreshkën, KPK-ja ka dalë në përfundimin se prokurori Dritan Rreshka nuk justifikon dot pasurinë. Seanca ka përfunduar dhe vendimi pritet të jepet në orën 31 korrik, ora 15:00.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Soni: 28/07/2018 11:29

    Ky eshte prokurori me i shkolluar dhe me i sukseshmi. Ka nje shtepi si gjithe te tjeret.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 28/07/2018 09:41

    Ky fshatar Librazhdi do te na hedhe hi syve? Ky kaq shume paska punuar ne Greqi sa paska vene tere ate pasuri. Sa para ka marre ky per te liruar kriminelet dhe hajdutet?

    Përgjigju
  • bashkimi: 28/07/2018 07:59

    per mendimin tim kush kapet me shkelje dhe qe nuk justifikon dot pasurine jo betem duhet shkarkuar direkt por duhet ti sekuestrohet e gjith pasuria dhe te futet ne burg. se shteti per nje kupon te bllokon biznesin dhe te ve gjobe kurse kto legenat i mbajne leket qe kan vjedh.

    Përgjigju
  • Fredi: 27/07/2018 22:27

    Nuk e justifikojne? Nuk e justifikojne, hajde rradha. Prokuroria e tiranes duhet shkrire e gjitha edhe me shoferet se funksionon si bande gjobevensish. Nese Tirana do kete neser prokurore me integritet, te pakoruptuar dhe trima te jeni te sigurt qe nuk do kete bir k***e qe nuk do i dridhen kembet.

    Përgjigju
    • Andi: 01/08/2018 14:13

      Këmbe e këmb i korruptuar. Elisabeta Imeraj do ti bëj që ti shpëtoj sh***a prekurorëve të Tiranës.

  • Latif Bora: 27/07/2018 19:59

    Duhet ta kishe kuar me mire Kokonozin e ILDKPI o Reshke.S.te fal ai kokuthi grabites

    Përgjigju
  • Tutu: 27/07/2018 17:43

    Risia e ketij vetingu eshte se te gjithe hajdutet e drejtesise mbrohen nga avokatura e ish kryeprokuroreve hajdute te Shqiperise...

    Përgjigju
  • La quercia: 27/07/2018 17:08

    Eshte vellai i Linda Rreshkes , e cila ka bashkeshort Indrit Hanxharin , i denuar ne itali per grabitje vilash e makinash . Shifjani dhe shtyllen tjeter te vetingut , pra ate te lidhjes me persona kriminal

    Përgjigju
  • Beni: 27/07/2018 15:55

    Ky eshte kokrr hajdutit qe bashke me vellain e tij tek antidroga kan vene vetem gjoba. Gjithashtu kur ishte shef njesise task force ka vene vetem gjoba bizneseve e pastronte me farmaci IL BANO leket

    Përgjigju
  • Tani: 27/07/2018 15:46

    Z Dritan, ju keni qene vegla kryesore e Adriatik Llalles ne kohen kur formoj spakin . Ju sulmuat edhe Shkelqim ganijn kur e moret te pandehur duke e pergjuar bashke me Manjola Kajanin. Skeni pse thoni njeanshem

    Përgjigju
  • Kastria: 27/07/2018 15:32

    Ky esht shok me fajdexhinjt e me mashtrusat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja