KQZ apel shqiptarve:
Drejtohuni kutive të votimit 

KQZ apel shqiptarve:<br />Drejtohuni kutive të votimit 
Mbledhja e Komisionit Qendror të  Zgjedhjeve ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit dhe në përfundim të kësaj mbledhje KQZ ka ftuar të gjithë qytetatët t’i drejtohen kutive të votimit.

Deklarata e plotë e KQZ:
 
Të dashur qytetarë, Vota jote përcakton të ardhmen tënde, të familjes tënde, të vendit tënd, ndaj merr pjesë në votime dhe vendos Ti për atë që e gjykon se është alternativa më e mirë.

Të votosh është drejtë kushtetuese por edhe përgjegjësi qytetare, ndaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Ju bën apel të gjithë qytetarëve që kanë të drejtën e votës t’i drejtohen qendrave të votimit dhe të ushtrojnë të drejtën votës në mënyrë të fshehtë, të lirë dhe të pandikuar. Të nderuar zgjedhës manifestoni qytetari dhe përgjegjshmëri duke marrë pjesë në votimet e datës 21 Qershor.

Nëse Ju votoni, do të rrisni standardet e llogaridhënies nga ana e të zgjedhurve në bashkitë dhe këshillat bashkiakë. Jepini vlerën dhe rëndësinë e duhur votës tuaj, sepse jeni Ju ata që vendosni fatet e vendit tonë, rrisni standardet e demokracisë së vendit tonë, dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë. I nderuar zgjedhës, ti vendos vetëm me votë, prandaj është e shtrenjtë dhe e shenjtë vota juaj.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës