KQZ, Arvizu: Së shpejti reagojmë
nuk do të zhgënjeheni
Kreu i Ambasadës amerikane në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka paralajmëruar dje se së shpejti do të thyejë heshtjen për zhvillimet politike në vend; heshtje të cilën ai e ka ruajtur prej rreth një muaji që prej deklaratës së ashpër kundër lirimit nga detyra të anëtarit të KQZ, Ilirjan Muho.
TIRANË - Kreu i Ambasadës amerikane në Tiranë, Aleksander Arvizu ka paralajmëruar dje se së shpejti do të thyejë heshtjen për zhvillimet politike në vend; heshtje të cilën ai e ka ruajtur prej rreth një muaji që prej deklaratës së ashpër kundër lirimit nga detyra të anëtarit të
KQZ, Ilirjan Muho.
Kreu i ambasadës amerikane thotë se në ditët në vijim SHBA do të bëjë publike pozicionet jo vetëm për KQZ-në, por edhe klimën politike parazgjedhore në tërësi. "Prisni në ditët e javët e ardhshme. Besoj se nuk do të zhgënjeheni", tha amabsadori Arvizu në komentin e tij të shkurtër lidhur me zhvillimet politike më të fundit në vend.
Duke iu shmangur komenteve për mungesën e tij në media gjatë javëve të fundit, ambasadori Arvizu ka deklaruar se do të ketë zhvillime në ditët në vijim.
PËRUROHET QENDRA E KËSHILLIMIT “EDUCATION USA”Dje ambasadori Aleksander A. Arvizu, i shoqëruar nga zv/ministri i Arsimit, Ardian Tana, përuroi të parën Qendër Këshillimi "Education USA" në Shqipëri.
Qendra u financua nga një grant prej 50.000 dollarësh nga Shtetet e Bashkuara dhe nisi të ofrojë shërbimet e saj në fillim të 2013-ës. Ajo ka pasur rol të rëndësishëm në këshillimin dhe aplikimin e një studenti shqiptar, i cili tashmë është regjistruar në një kolegj në Kaliforni.
Gjatë fjalës së tij, ambasadori theksoi rolin që shkëmbimet kulturore luajnë në forcimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, vlerësoi punën që është bërë për hapjen e kësaj qendre, dhe në sigurimin e shërbimeve për studentët shqiptarë, që duan të arsimohen në Shtetet e Bashkuara.
Ambasadori bisedoi gjatë me studentët mbi eksperiencat e tyre, si dhe i uroi për punën e madhe dhe përkushtimin e tyre në vazhdimin e edukimit të lartë. Qendra "Education USA" është në Universitetin "Marin Barleti" dhe të gjitha shërbimet janë pa pagesë.
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 3013
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44