KQZ çregjistron kandidatin e
PD në Këlcyrë: Ishte i inkriminua

KQZ çregjistron kandidatin e<br />PD në Këlcyrë: Ishte i inkriminua
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të martën me votat e të shtatë anëtarëve kërkesën e Partisë Demokratike që kërkon çregjistrimin e Gentian Muhametit, kandidat i koalicionit të djathtë Aleanca Popullore për Punësim dhe Dinjitet, nga gara elektorale e 21 qershorit.
 
Edhe në mbledhjen e sotme, ekspertët ligjorë të Partisë Demokratikë në KQZ, përsëritën argumentet me të cilat kërkonin  çregjistrimin e kandidatit Muhameti.
 
Sipas juristit Ivi Kaso, koalicioni i djathtë APPD e ka vendosur standard të tijin tërheqjen nga kandidimi të të gjithë personave me të kaluar kriminale. Ky standard, tha ai, kërkon moskandidimin ose tërheqjen në çdo kohë nga kandidimi të kandidatëve me të kaluar kriminale. Kandidatët që refuzojnë verifikimin e të kaluarës së tyre ose nuk i përgjigjen këtij kriteri atëhere automatikisht e humbasin mbështetjen e koalicionit që i ka propozuar, tha juristi Kaso.
 
Pak ditë më parë Partia Demokratike vendosi të tërheqë nga gara elektorale e 21 qershorit kandidatin e saj për Këlcyrën, Gentian Muhameti, për shkak të dyshimeve për të kaluarën e tij. Ky akt u përshëndet dhe nga Ambasada Amerikane si lëvizje për pastrimin e politikës në Shqipëri.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Deputeti PS-së Plarent Ndreca ka qenë në SPAK! E konfirmon Bledi Çuçi

Deputeti PS-së Plarent Ndreca ka qenë në SPAK! E konfirmon Bledi Çuçi