KQZ drejt dështimit procesi
elektronik i numërimit të votave

KQZ drejt dështimit procesi <br />elektronik i numërimit të votave
TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot pasdite listat shumëemërore të 16 partive politike, të cilat ishin kthyer nga KQZ për plotësim dokumentacioni.

Në zgjedhjet e 23 qershorit do të konkurojnë 66 parti, të regjistruara në koalicionet përkatëse ose do konkurojnë si parti më vete.
Kjo tregon se sistemi elektronik i numërimit të fletëve të votimit i parashikuar për t’u aplikuar në qarkun e Fierit duket se do të dështojë, pasi në fletën e cila parashikohej të lexohej nga skaneri i makinerisë ishin llogaritur të ishin 42 parti, ndërkohë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar 66 parti.

Dy ditë më parë Partia Socialiste përmes mikrofonit të A1 REPORT, ngriti shqetësimin se po abuzohet me fondet publike pasi, 70 përqind e vlerës së kontratës është depozituar në llogari të kompanisë spanjolle INDRA dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë më pas.

Të kontaktuar me telefon nga “A1 Report” më 10 maj,  KQZ shpjegoi se “nuk ka përfunduar ende verifikimi i dokumentacionit të partive që kanë paraqitur listat shumë emërore”. Ky proces përfundoi sot.

Të pyetur (më 10 maj) se çfarë do të ndodhte me këstin e parë të parave të depozituara në llogari të INDRA, KQZ u pat pergjigjur se “duhet të bëhej një kërkesë me shkrim drejtuar zyrës juridike në këtë institucion për të marrë një përgjigje të saktë”.

Redaksia Online
(ma/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)