TIRANE - Pas anulimit nga ana e KQZ të kërkesës për mbledhje nga anëtarët e propozuar nga PS, Denar Biba dhe Albana Shtylla ka ardhur një reagim prej këtyre të fundit.
Të mbështetur edhe nga anëtari i propozuar nga PBDNJ, Jani Jani zëvendëskryetari Denar Biba dhe anëtarja e KQZ-së Albana Shtylla në një prononcim për mediat para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thanë se kërkesa e tyre është e ligjshme dhe se KQZ i referohet një Rregulloreje, e cila sipas tyre ka dalë nga fuqitë.
“Ne kërkuam dje mbledhjen e radhës të KQZ-së. Kjo nuk hidhet në votë, është taksative. Ajo që ndodhi është e paprecedentë. Një mbledhje e cila nuk u bë, dhe ne sot jemi në qiell të hapur se kjo u refuzuar nga Sekretarja e Përgjithshme e KQZ”, - tha zv/kryetari Biba.
Duke iu referuar deklaratës së ardhur sot nga KQZ, se kërkesa e dy anëtarëve ishte në kundërshtim me Rregulloren e KQZ, Biba sqaroi:
“Rregullorja praktikisht ka vdekur dhe nuk kuptoj si e nxjerrin tani. Ajo është e 2003 dhe ka dalë nga fuqitë.”
Dy anëtarët kërkuan që KQZ të mblidhet për të diskutuar dy elementë, që sipas tyre kanë rëndësi sa i përket transparencës për nisjen e procedurave për projektet e teknologjisë dhe emërimin e auditeve të KQZ pranë Ministrisë së Brendshme.
“Projekti i teknologjisë së informacionit dhe caktimi i dy audituesve për një verifikim të të dhënave të regjistrit kombëtar të të dhënave të gjendjes civile mbi zgjedhësit dhe ndryshimet e ndodhura”, tha anëtarja e KQZ Shtylla.
Anëtarja Albana Shtylla tha se këto kërkesa janë të parashikuara në planin e veprimeve të KQZ.
Denar Biba dhe Albana Shtylla kërkuan që KQZ të zhvillonte mbledhje sot në orën 16:00, kërkesë e cila nuk u pranua nga KQZ, e cila nëpërmjet një njoftimi për shtyp pak para orarit të kërkuar për mbledhje, tha se nuk janë zbatuar procedurat e duhura nga ana e dy anëtarëve.
LLESHI: ADMINISTRATES NUK IU LA 24 ORE KOHE
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterie Lleshi e cila në një prononcim për mediat nga zyra e saj tha se administratës nuk iu la 24 orë kohë për shqyrtimin e kërkesës së dy anëtarëve Denar Biba dhe Albana Shtylla.
Lleshi theksoi se thirrja për mbledhje nga anëtarët është e parashikuar me ligj, por kërkesa e tyre duhej të shqyrtohet nga Sekretariati.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com