KQZ injoroi Metën, ish-deputeti demokrat: Puç! Ky është grusht shteti

KQZ injoroi Metën, ish-deputeti demokrat: Puç! Ky është grusht shteti


Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu e cilëson si grusht shteti vendimin e KQZ-së për injorimin e dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve. "Ky eshte nje “Grusht Shteti” real ne zhvillim; duhet ndalur! Kush mendon se “Grushti i Shtetit” behet vetem me tanke, gabon rende.

Sot KQZ ka konsumuar nje akt te pa precedente me nje mbrapa vije politike puciste. Duhet reaguar e mbrojtur demokracia! Ky “grusht shteti” kerkohet te realizohet ne nje vakum te thelle institucional te drejtesise, si pasoje e nje “reforme” te filluar e zhvilluar se prapthi, gje qe sot po e ve ne rrezik te gjithe sistemin tone demokratik.

Ky grusht shteti kerkohet te “bekohet” me tej ne “rrenojat” qesharake 122-she te nje Parlamenti ku do te “vendosin” 42 “pupace”, te “peshkuar” ne thellesite e listave ne menyre antikushtetuese po nga ajo KQZ.  Sot duhet te reagoje i gjithe opinioni publik shqiptar, koshient i rrezikut te madh te instalimit te ne te nje autokracie despotike tipike Lindore.

Pa asnje dyshim duhet te reagojne qarte e forte partneret tane Perendimore, per te cilet demokracia e vlerat jane me te cmuarat, per te cilat ata na kane mbeshtetur fort qe ne dhjetor te 1990-tes, por qe fatkeqesisht sot rrezikohen te tjetersohen ne modele Lindore te inspiruara e mbeshtetura nga diku prej andej" thotë ai.


Lajmi kryesor:

Pas mbledhje së KQZ, vijnë reagimet e para nga politika, PD e LSI: Puç institucional


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë