Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë është i gatshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme. Kështu të paktën ka thënë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, për mediat në Kosovë.
Ajo ka thënë se ende nuk dihet nëse do të ketë apo jo zgjedhje, por sipas saj KQZ-ja, është e gatshme për organizimin e tyre.
“KQZ-ja ka mandate dhe detyrim kushtetues që t’i organizojë zgjedhjet kurdo që ato shpallen nga Presidentja aktuale dhe në momentin që ato shpallen ne i fillojmë përgatitjet, ndërsa taani, aktualisht ne vazhdojmë me punë tona të përditshme dhe presim që në qoftë se vendoset të mbahen zgjedhjet atëherë presim dekretin e presidentes për shpalljen e zgjedhjeve”, ka theksuar Daka.
Afatet ligjore dhe kushtetuese, sipas Valdete Dakës, janë 30 deri 45 ditë dhe varësisht se kur shpallen zgjedhjet, qoftë edhe zgjedhje të jashtëzakonshme KQZ-ja do të dijë se sa ditë i kanë në dispozicion që ti përgatitin zgjedhjet .
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com