Duke ju dhënë zgjidhje shqetësimeve të dy partive kryesore, PS dhe PD, Komisioneri Ilirjan Celibashi miratoi sot aktin e fundit që bën gjithçka gati për votën e Diasporës, rregulloren, se si do të pranohet apo refuzohet kërkesa e një emigranti për të votuar nga jashtë.
“Do të ishte me vend që zgjedhësve, kur t’ju shkojë mesazhi i refuzimit, tu tregohet arsyeja specifike se pse nuk janë pranuar, por po ashtu, tu thuhet se ata kanë të drejtë të aplikojnë përsëri. Kjo do t’i ndihmonte ata që ndoshta nuk e dinë”, tha Elena Xhina, Përfaqësuese e PS.
“Ne duam transparencë, për rastet kur refuzohet, të keni mundësi t’i riktheheni”, u shpreh Franc Nuri, Përfaqësues i PD.
“Të drejtën për tu ankuar e ka vetë zgjedhësi. Por ju mund të përdorni auditët tuaj teknicienë që kanë akses në sistem dhe përmes tyre të më sinjalizoni për çdo rast që keni dyshime, dhe unë do ta trajtoj atë si një akt administrativ, e do ta rishohim”, theksoi Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve.
20 persona do të punojnë nga e shtuna e 11 janarit, e në vazhdim për të lexuar të gjitha aplikimet dhe për të vlerësuar nëse do të pranohen ose jo, pasi të jenë informuar për rregullimin e mangësive në aplikim.
KQZ po diskuton orën kur do ta hapë sistemin. Ora 12 e natës, duke filluar e shtuna, është një opsion. Por duke pasur parasysh, diferencat orare të vendeve të ndryshme ku mund të jetë e shtrirë diaspora, mundet që sistemi të hapet në 12 të mesditës së të shtunës. Aplikanti i parë do të marrë një medalje nga KQZ, dhe do të promovohet për të stimuluar sa më shumë pjesëmarrje.
G.M./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.9%
-
Gafë
50.4%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4855
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 09:51
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fitore të thellë me 80 mandate! PD tkurret në 46, i ‘firojnë’ 13 deputetë! Në Kuvend 12 ligjvënës nga partitë e reja
8 Janar, 23:03
-
'Në kërkim të emigrantëve', aleatët e PD: Opozita duhet të organizohet! Të jemi në një 'front' për diasporën
8 Janar, 16:23
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
‘SPAK përkëdhel Berishën, me PS tregohet i pamëshirshëm’, Ilir Yzeiri në Report Tv: Rama nuk ka përballë konkurrentë në zgjedhje, s’kemi opozitë
8 Janar, 14:11
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Kreu i PAA, Agron Duka: Nuk do kandidoj më për deputet! Për partinë kërkojmë 1-2 vende të sigurta në listën e PD-së
8 Janar, 10:56
-
Prishtinë/ KQZ miraton sot fletëvotimin, nesër fillon votimi jashtë Kosovës
8 Janar, 10:26
-
Ylli Pata: Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës
7 Janar, 20:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Berisha në SPAK, Nuri për ‘5 Pyetjet’: Masë e palogjikshme! Hoxha: Hetimet kanë shkuar deri tek vilat e Argita Malltezit në Europë
6 Janar, 22:28