Pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën ftesë ekspertëve kontabël të licencuar që të bëhen pjesë për auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për fushatën zgjedhore.
Përzgjedhja e ekspertëve kontabël do të bëhet përmes shortit transparent që do të hidhet nga KQZ pas shfaqjes së interesit nga ana e ekspertëve.
Ekspertët kontabël të licencuar përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit të përcaktuara në nenin 16 të ligjit “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar”, duhet të plotësojnë edhe kriteret e mëposhtme:
a) Të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të licensuar për jo më pak se 5 vjet.
b) Të mos kenë marrë masa disiplinore: vërejtje me shënim në dosje ose pezullim të përkohshëm gjatë ushtrimit të profesionit të ekspertit kontabël.
c) Të mos ketë qenë i zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit.
d) Të mos ketë qenë kandidat i mbështetur nga ndonjë parti politike apo koalicion në zgjedhjet pararendëse.
e) Të mos ketë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me kryetarët dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të partive politike, të cilat do të jenë objekt i auditimit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje të gjithë ekspertëve kontabël të licencuar që plotësojnë kriteret e sipër përmendura që brenda datës 20.07.2017, të depozitojnë pranë KQZ-së dokumentacionin; Kërkesë aplikimi dhe deklaratë e nënshkruar nga kandidati që plotëson kriteret e përzgjedhjes.
Raporti, një miting 40 mijë dollarë
Një miting i partive të mëdha, në një nga qytetet kryesore në vend, ka kushtuar deri në 40 mijë USD. Kostoja është përllogaritur nga ekspertët financiarë të emëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për të monitoruar shpenzimet e partive politike gjatë fushatës elektorale. Sipas raportit paraprak të ekspertëve, mitingu elektoral i Partisë Socialiste në Tiranë ka kushtuar 4,030,000 lekë ose 40 mijë USD.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com