KQZ kryebashkiakëve të opozitës: Mos konsideroni dekretin e Metës por Kushtetutën

KQZ kryebashkiakëve të opozitës: Mos konsideroni dekretin e Metës por Kushtetutën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas situatës të tensionuar në disa qendra të KZAZ-ve me urdhër të bashkive që drejtohen nga PD e LSI, u është drejtuar këtyre të fundit me anë të një letre. Kujtojmë se bashkitë e djathta duke u bazuar në dekretin e Metës për të anuluar zgjedhjet, kanë kërkuar që të lirohen qendrat e KZAZ-ve dhe ndërprerjen e afishimit të listave zgjedhore, por KQZ me letrën  drejtuar kryebashkiakëve të opozitës shpjegon se ky është një vendim dhe kërkesë antiligjore.

KQZ  bën thirrje se duhet patur parasysh të lexohen mirë pikat e shkeluar nga dekreti i Metës që janë paraqitur në rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë për të mos konsideruar dekretin për shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Sipas KQZ dekreti i Presidentit është krejtësisht i pavlefshëm ndaj dhe kërkesa e bashkive opozitare është e jashtëligjshme. Në fund të letrës së tyre KQZ u kujton bashkive të opozitës, se veprimet e tyre përbëjnë shkelje të ligjit 'Shpërdorim i detyrës', 'Pengim i subjektit zgjedhor', 'Demtim me dashje i mjeteve zgjedhore' .


/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës