KQZ, Lleshi në Kosovë: Ngrini dhe
ju shkollë të edukimit zgjedho

PRISHTINË - "Ngrini dhe ju një shkollë të trajnimit dhe edukimit zgjedhor". Këtë ide i ka propozuar, kyetarja e KQZ-së së Shqipërisë, Lefterije Lleshi homologes së saj në Kosovë, Valdete Daka.

Kjo gjatë një takimi që është zhvilluar sot mes stafeve të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë.

Lleshi bëri të ditur se institucioni që drejton ka hedhur idenë, e cila po gjen përkrahje edhe nga spektri politik, për ngritjen e shkollës së trajnimit dhe edukimit zgjedhor. 

Lleshi hodhi idenë që kjo shkollë mund t’i shërbejë edhe KQZ-së së Republikës së Kosovës. Ajo theksoi se, ky projekt synon që nëpërmjet moduleve të ndryshme të përfshijë një target të gjerë grupesh interesi.

Pasi përgëzuan njëra-tjetrën për suksesin e zgjedhjeve në dy vendet, ato theksuan rëndësinë që kanë zgjedhjet në integrimin në Bashkimin Evropian. “Gjatë këtij takimi, diskutuam për vështirësitë dhe suksesin e këtyre zgjedhjeve dhe ky shkëmbim i përvojave do të jetë kontribues dhe zgjedhjet e ardhshme, me siguri se do të jenë më të organizuara dhe kjo do të çojë edhe deri te integrimi në Bashkimin Evropian”.

Kosova dhe Shqipëria kanë zhvilluar zgjedhjet në një përiudhë të afërt njëra me tjetrën dhe bashkëpunimi e shkëmbimi i përvojës për këto procese është i një rëndësie të veçantë për të dyja institucionet.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)


 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Përplasen rëndë dy tramvaje në Strasburg, 30 të plagosur (VIDEO)

Francë/ Përplasen rëndë dy tramvaje në Strasburg, 30 të plagosur (VIDEO)