Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxhaj u shpreh se kjo situatë është e patolerueshme pasi KQZ po pengohet për të vijuar procedurat e miratimit të tabelave përmbledhëse të rezultateve për çdo qark sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor.
“Kjo situatë është e patolerushme, pasi jemi në datën 30 qershor, 3 ditë pasi ka përfunduar procesi i numërimit dhe KQZ po pengohet për të vijuar procedurat e miratimit të tabelave përmbledhëse të rezultateve për çdo qark sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor.Janë KZAZ të cilat nuk kanë dorëzuar materialet zgjedhore, ndërkohë KZAZ nr. 42 Kavajë, akoma nuk ka miratuar tabelat përmbledhëse të rezultateve për zgjedhjet për Kuvendin dhe për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Kavajë” u shpreh Hoxhaj.
Ajo u shpreh se KQZ kërkon që në mënyre urgjente KZAZ të përmbyllin tabulimin e rezultateve dhe dërgimin e tyre në KQZ.
Hoxhaj shtoi se refuzimi i plotësimit të të tabelave të rezultateve dhe vendimeve përkatëse, si edhe dorëzimi i menjëhershëm në KQZ nga ana e komisionerëve, do të konsiderohet shpërdorim detyre dhe do të merren masat e nevojshme nga KQZ.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com