KQZ miratoi sot planin orientues
për zgjedhjet e 2013

KQZ miratoi sot planin orientues <br />për zgjedhjet e 2013
TIRANE - Me shtatë vota pro, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi në mbledhjen e së enjtes planin orientues të veprimeve në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013. Po me konsensus, KQZ shtyu për në mbledhjen e ardhshme diskutimin mbi pikën 2 të rendit të ditës që kishte të bënte me mënyrën e bashkimit të qendrave të votimit, çaktimit të vendndodhjes së tyre dhe përgatitjen e hartës së njësisë së qeverisjes vendore për zgjedhjet.

Plani orientues i KQZ-së përmban hapat për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme, të çilat do të zhvillohen më 23 qershor. Me 4 vota kundër dhe 3 pro KQZ rrëzoi propozimin e përfaqësuesit të PS-së Genc Gjonçaj, për të zbatuar një teknologji të re të mbledhjes së informaçionit zgjedhor nga komisionet e zonave zgjedhore.

Kështu duke iu referuar kodit, thuhet se çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t'u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Ndërkohë që regjistrimi i koalicioneve zgjedhore bëhet jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Lidhur me listat e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive në Kod përcaktohet se partia politike, që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, depoziton në KQZ listën shumemërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Lidhur me ngritjen e ZAZ-ve në nenin 27 të Kodit Zgjedhor përcaktohet qartë se Zonat e Administrimit Zgjedhor miratohen nga KQZ-ja jo më vonë se 9 muaj para përfundimit të mandatit të Kuvendit. "Ngritja e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor/Vendimi për ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor merret nga KQZ-ja jo më vonë se 90 ditë para datës së zgjedhjeve. Partitë politike propozojnë kandidaturat përkatëse për anëtar të KZAZ-së jo më vonë se 15 ditë para afatit të parashikuar në pikën 1 të këtij neni", thuhet në Kod.

SHPALLJA E LISTAVE TË ZGJEDHËSVE

Plani orientues pritet që të përcaktojë sipas kodit edhe afatet e shpalljes së listave të zgjedhësve. "Zyra e gjendjes civile harton listën e zgjedhësve për çdo zonë qendre votimi jo më vonë se 40 ditë para datës së zgjedhjeve. Lista e zgjedhësve i dërgohet, jo më vonë se 35 ditë para datës së zgjedhjeve, KZAZ", thuhet në kod. Gjithashtu përsa i përketë fushatës zgjedhore të partive në kod thuhet se fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve. Ndërkohë që pjesë e këtij plani orientues do të jetë dhe përbërja e Komisionit të Qendrës së Votimit. "Anëtarët dhe sekretari i KQV-së emërohen vetëm për periudhën e zgjedhjeve. Propozimet për anëtarë dhe sekretar të KQV-së bëhen jo më vonë se 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe në rastin e zgjedhjeve të pjesshme apo të parakohshme 20 ditë para datës së zgjedhjeve. KZAZ-ja emëron anëtarët e KQV-ve jo më vonë se 5 ditë nga paraqitja e propozimeve. Në çdo rast emërimi i anëtarëve dhe sekretarit bëhet jo më vonë se 20 ditë para datës së zgjedhjeve", thuhet në kod.

(sg/eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh