KQZ miraton nën debate me
7 vota pro selitë e 89 ZAZ

KQZ miraton nën debate me <br />7 vota pro selitë e 89 ZAZ
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar me 7 vota pro selitë e 89 ZAZ-ve. Mbledhja është shoqëruar me debate konkretisht për qarkun e Fierit pasi Partia Socialiste ka kërkuar që në qarkun e Fier 5 ZAZ të kenë vendndodhje të njëjtë për shkak të numërimit elektronik të fletëve të votimit të votave.

Propozimi i përfaqësuesit ligjor të Partisë Socialiste u rrëzua nga anëtaret e KQZ-së. I vetmi propozim që është miratuar ishte KZAZ nr. 62, e cila do të shkoj nga Frakulli në Cakran.

Gjoncaj po ashtu propozoi që 90 ditë para datës së zgjedhjeve të përcaktohej tërësisht struktura e KZAZ-ve në bashkëpunim me pushtetin vendor, propozim ky që u rrëzua për shkak se ligji elektoral nuk përcakton afate ligjore ndërsa nuk janë hasur problematika më parë për këtë çështje.

Sipas ekspertëve nga 89 ZAZ që do të funksionojnë në zgjedhjet e reja, 70 prej tyre do të kenë të njëjtën vendndodhje si në zgjedhjet pararendëse, ndërsa 19 prej tyre janë ndryshuar për shkak të rritjes së numrit të votuesve.

Redaksia online
(eç/jk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat mafioz në Selanik/ Autorët qëllojnë 3 herë nga makina në lëvizje 41-vjeçarin, vdes pas eci disa metra

Atentat mafioz në Selanik/ Autorët qëllojnë 3 herë nga makina në lëvizje 41-vjeçarin, vdes pas eci disa metra