KQZ nis trajnimin e KZAZ, të hënën
  diskutohet emërimi i anëtarëve 

KQZ nis trajnimin e KZAZ, të hënën<br />  diskutohet emërimi i anëtarëve 
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka trajnuar 52 trajnues dhe 24 inspektorë të KZAZ-ve. Trajnuesit do të trajnojnë komisionerët e nivelit të dytë në të gjithë vendin për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
 
Ndërkohë, inspektorët e zyrave rajonale do të janë ura e komunikimit dhe koordinimit ndërmjet KQZ-së dhe Komisioneve Zgjedhore.
 
Ditën e hënë do të mblidhet KQZ, ku në pikën e parë të rendit të ditës është përcaktuar diskutimi i projektvendimit për emërimin e anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Trajnimi
Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka trajnuar 52 trajnues të KZAZ-ve, të cilët do të trajnojnë komisionerët e nivelit të dytë në të gjtithë vendin. Gjithashtu, pjesëmarrës në trajnim ishin dhe 24 inspektorë të zyrave rajonale, të cilët janë ura e komunikimit dhe koordinimit ndërmjet KQZ-së dhe Komisioneve Zgjedhore.  Në kuadër të “Strategjisë së Trajnimit” të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përmbushje të detyrave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor, trajnimi ka si qëllim rritjen e profesionalizimit të trajnerëve dhe inspektorëve rajonal në  administrimin e procesit zgjedhor si dhe përmbushjen e detyrave të tyre në përputhje me Kodin Zgjedhor.

Fokusi kryesor i trajnimit ishte roli i Komisioneve të Zonave të Admnistrimit Zgjedhor që nga konstituimi i tyre deri në ditën e votimit. Në këtë kontekst, vëmendje e veçantë i’u kushtua ndryshimeve teknike të bëra në Kodin Zgjedhor, organizimi, funksionimi, detyrat dhe përgjegjësitë e Komisionit të Zonës të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-së), kodi i sjelljes/etik për komisionerët zgjedhorë, si dhe tema të tjera të lidhura me procesin zgjedhor të datës 21 Qershor 2015.

Metodologjia e përdorur nga Administrata e KQZ-së përmes manualeve, fletoreve të punës dhe materialeve të prodhuara nga KQZ, për t'i ardhur në ndihmë anëtarëve të KZAZ-ve si gjatë trajnimit, ashtu dhe gjatë ushtrimit të detyrës, bënë që trajnimi të zhvillohej në formë bashkëbisedimi interaktiv, ku u sollën shembujt konkret të hasura në zgjedhjet e kaluara por edhe të problematikave të mundshme që mund të krijohen gjatë proçesit të zgjedhjeve dhe mënyrën sesi Kodi Zgjedhor u jep këtyre problematikave zgjidhje.
Në përfundim të sesionit të trajnimit, inspektorët rajonal dhe trajnuesit vlerësuan pozitivisht efikasitetin që sollën risitë dhe metodologjia e trajnimit që Administrata e KQZ –së solli në këtë fazë të parë të trajnimit.

Në zbatim të “Strategjisë së Trajnimit të Komisionerëve”, të miratuar nga KQZ, faza e dytë e trajnimit do të zhvillohet në muajin Qershor. 

Mbledhja e se henes
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e Hënë zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
                              
Projekt-vendim: “Për emërimin e anëtarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.
 
Projekt-vendim: “Për miratimin e aneksit të Manualit të KZAZ-së, pjesa e parë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015” (e shtyre).
  
Projekt-vendim: “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të disa Partive, Politike, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas