KQZ:Përfundon numërimi i votave; 47.63 % pjesëmarrja në zgjedhje

/ATSH-Anila Struga/.-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) bëri të ditur të dielën
përmbylljen zyrtarisht te procesit të numërimit te votave për kryetar dhe per këshillat bashkiakë, ndërsa tha se ky proces u finalizua brenda katër ditësh. KQZ informoi se në zgjedhjet e një jave më pare morën pjesë 1.606.231 zgjedhës, ose 47.63 %, ndërsa pjesemarrja e grave ishte ne masen 45.02%.
"Sot përfundoi procesi i numërimit të votave për kryetar dhe për këshilltar në rang vendi, pra, ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në Malsinë e Madhe në KZAZ-në nr. 1, numërim i cili un krye në Shkollën "1 Maji" në Tiranë", deklaroi zedhenesja e KQZ-se, Drilona Hoxhaj.
Pavarësisht zvarritjes së numërimit të votave nga KZAZ e Malesisë se Madhe, ky proces, krahasuar me zgjedhjet e kaluara është përmbyllur në një kohë më të shkurtër, brenda kater ditesh.
"Falë ndërhyrjes së KQZ-së me vendimmarrje për zgjidhjen e situatave të krijuara në disa VNV dhe fale bashkëpunimit me forcat politike për vazhdimin e procesit të numërimit në mënyrë të pandërprerë, u bë e mundur numërimi i të gjitha kutive të votimit me nje ritëm më të shpejtë se në zgjedhjet e kaluara", tha zedhenesja.
Sa I takon pjesemarrjes KQZ njofton se ne votime morën pjesë 1.606.231 zgjedhës, ose 47.63 %. KJo shifer eshte me e ulet krahasuar me zgjedhjet e 2013-s ku morën pjesë 1.749.278 zgjedhës, ose 53.46%, ndersa në zgjedhjet vendore të 2011-s pjesëmarrja ishte në masen e 51.10%.
Sipas KQZ-se, aktualisht, është në përfundim dorëzimi i dokumentacionit zgjedhor, si dhe dorëzimi I kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore nga të gjitha KZAZ-të, te cilat po administrohen nga KQZ.
Gjithashtu, ka nisur dhe procesi i relatimit dhe shqyrtimit të kërkesave ankimore të paraqitura nga subjektet zgjedhore, ndersa Komisioni po punon intensivisht për të mundesuar miratimin e tabelave përmbledhëse të rezultateve, për 10 bashkitë, te administruara nga më shumë se një KZAZ.



 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës