KQZ regjistron kandidatin e PSD 
në Përmet, KZAZ e hoqi nga lista 

KQZ regjistron kandidatin e PSD <br />në Përmet, KZAZ e hoqi nga lista 
TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi pas një maratone debatesh të regjistrojë kandidatin e kësaj force politike për Bashkinë e Përmetit. Ankimimet e PSD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve tashmë janë të përditshme për shkak të vendimeve të KZAZ përkatëse për mos regjistrimin e kandidatëve të kësaj force politike.
 
Vendimi i KQZ-së për regjistrimin e kandidatit të PSD në bashkinë e Përmetit ka ardhur pas debateve të gjata në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Partia Social Demokrate ankimoi vendimin e KZAZ për mosregjistrimin e kandidatit të kësaj force politike e cila vendosi të mos e regjistrojë kandidatin e kësaj force politike.
 
Vendimi i KZAZ erdhi pasi urdhrit që KQZ i dha për verifikimin e dokumentacionit të kandidatit të PSD, por kjo KZAZ nuk zbatoi vendimin e KQZ për këtë çështje por vendosi të çregjistrojë kandidatin pasi e kishte regjistruar edhe me herët.
 
Ndërkaq KQZ miratoi renditjen e kandidatëve për bashkinë Berat, Shijak, Belsh, Klos, Mat, Krujë dhe Peqin.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘Sulm ndaj turizmit shqiptar’, Çuçi: Ka një kërcënim tregtar, jo politik

‘Sulm ndaj turizmit shqiptar’, Çuçi: Ka një kërcënim tregtar, jo politik