KQZ, rinis sherri një vit para 
zgjedhjeve, PS-LSI: Riformatim

KQZ, rinis sherri një vit para <br />zgjedhjeve, PS-LSI: Riformatim
TIRANE -  Afrimi i zgjedhjeve vendore të 2015-ës, ka rikthyer vëmendjen e partive politike drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e cila aktualisht vijon të funksionojë me 4 anëtarë që në prill të vitit 2013, pas shkarkimit të anëtarit të KQZ-së Ilirjan Muho nga qeveria Berisha dhe episodeve që e pasuan. Në Komisionin e Ligjeve, anëtari socialist Blendi Klosi, ka kërkuar riformatimin e këtij institucioni, kur në kushtet aktuale sipas tij, shumicën e ka PD aktualisht në opozitë. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i demokratëve ku përmes Oerd Bylykbashit, ka kundërshtuar praktikën që ndoqi vetë në 2013-ën e për të cilën u shkarkua Muho duke u zëvendësuar me një anëtar të Partisë Republikane. Sipas tij, mazhoranca po përgatit sulmin e radhës ndaj institucioneve.

“Në një shqetesim të madh që zgjedhjet po afrojnë dhe infrastruktura zgjedhore ka nevoje të përmirësohet. Nuk ndjeva ndonjë shqetesim të madh në raportet e paraqitura për ato që u thanë, në këndveshtrimin e përgatitjes qoftë dhe në riformatimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nuk mendoj që kolegët e Partisë Demokratike, propozues të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhje aktual tani. Mendoj që të shkojmë në zgjedhjet pa një riformatim të këtij komisioni dhe me këtë situatë që komisioni i zgjedhjeve që paraqitet sot”, tha Blendi Klosi.

”Sigurisht që ajo që besoj se do të bëjë vëmëndje sot për opinionin publik ishte nënvizimi nga relatori i faktit që po bëhët gati sulmi mbi KQZ-në. Ndërkohë që është një institucion i cili të gjithë ne bashkë do të bëjmë çmos që ky komision të funksionojë në menyrë sa më profesionale të jetë e mundur dhe pa presion politik përfshirë dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, u shpreh Bylykbashi.
 
Një qëndrim i çuditshëm, kur PS nuk ka kërkuar më shumë në Komisionin e Ligjeve, sesa atë që PD zbatoi në Prill të 2013 për të ruajtur konfigurimin: 4 për partitë në qeveri dhe 3 për partitë opozitare. Por në këtë pikë, domosdoshmëria për riformatimin e KQZ, sjell një tjetër ndërhyrje, atë të KZAZ, të cilat kushtëzohen nga 2 faktorë. E para nga konfigurimi i anëtarëve të KQZ, dhe e dyta nga reforma e re territoriale. Në kushtet aktuale kur pritet të ndryshojë ndarja e bashkive dhe komunave, numri i KZAZ praktikisht është më i lartë.

Situata në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është në ngërç prej vitit të shkuar, për shkak të largimeve të anëtarëve të mazhorancës. Gjithçka ka filluar me shpalljen e kualicionit mes PS dhe LSI në prill të 2013, çka bëri që balanca e KQZ të lëvizte majtas në kohën kur mazhoranca ishte e së djathtës. Në këtë situatë mazhoranca e Berishës shkarkoi anëtarin e LSI, Ilirjan Muho duke e zëvendësuar me Klement Zgurin, i zgjedhuri i PR që u votua me shumicë të thjeshtë nga mazhoranca në Parlament. Opozita e asaj kohe reagoi duke tërhequr anëtarët e saj nga KQZ dhe që nga ajo kohë institucioni ka funksionuar me 4 anëtarët e opozitës së tanishme. Denar Biba, Albana Shtylla dhe Jani Jani ishin anëtaret e PS dhe PBDNJ që u solidarizuan me shkarkimin në shkelje të ligjit të Ilrjan Muhos si përfaqësues i LSI në KQZ. Vakancat e PS dhe LSI nuk janë mbushur teksa me ardhjen së shpjeti, të hartës së re nga reforma territoriale, aspektet juridike mes numrit të bashkive dhe KZAZ-ve kërkojnë një rregullim me anë të 5 votave, pra të një shumice që momentalisht nuk ekziston. Reforma territoriale ka pasojat e saj në zgjedhjet e viti të ardhshëm, por që vendoret e 2015 të nisin është një KQZ funskionale dhe me anëtarësinë e saj të plotë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale