KQZ "rrëzon" PD-në: Nuk
çregjistrohen votuesit Durrës-Kavajë

KQZ çregjistrohen votuesit Durrës-Kavajë">
Me 4 vota pro dhe 3 kundër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për çregjistrimin e votuesve fiktiv në bashkinë Durrës dhe Kavajë . Kjo pasi Kolegji Zgjedhor një ditë më parë pranoi ankimimin e të djathtëve duke ja kaluar “topin” KQZ për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje.
 
Kryetarja e institucionit më të lartë zgjedhor Lefteri Luzi argumentoi se kjo kërkesë nuk mund të miratohet pasi do të shkelej ligji dhe do të ishte ne kundërshtim me vendimin e prokurorisë. Por për anëtarin Hysen Osmanaj procesi është bërë pis. 

Edhe përfaqësuesit ligjor kanë dhënë argumentet e tyre ku sipas Genc Gjoncaj një çregjistrim i tillë nuk mund të bëhet sepse së paku do të kërkonte 72 orë sipas ligjit

Por ndonëse na ndajnë vetëm pak orë nga zgjedhjet vendore partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje ende nuk kanë emëruar anëtarët përbërës të komisioneve të qendrave të votim, apo janë ende ne proces. Për këtë arsye kryetarja Luzi i ka bere apel atyre te të propozojnë menjëherë emrat e anëtarëve.

Pjesë e këtyre zgjedhjeve do të bëhet edhe komisioni qendror i zgjedhjeve te Kosovës të cilët kanë mbërritur këtë shtunë në institucionin më të lartë zgjedhor e pasi kanë dëgjuar mbledhjen kanë zhvilluar një takim me homologët e tyre. 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës