KQZ s’e mohon, fletët e votimit do t’i
prodhonte bashkëshorti i Lleshit
KQZ-ja nuk e mohoi sot faktin që kompania e vetme pjesëmarrese në tenderin për prodhimin e 20 mijë fletëve të votimit për zgjedhjet e pjesshme të shtatorit është ajo e bashkëshortit të Kryetares së KQZ-së, Lefteri Lleshi.
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e mohoi sot faktin që kompania e vetme pjesëmarrese në tenderin për prodhimin e 20 mijë fletëve të votimit për zgjedhjet e pjesshme të shtatorit është ajo e bashkëshortit të Kryetares së
KQZ-së, Lefteri Lleshi, por vë në dukje se kjo shoqëri nuk doli fituese.
Në tenderin e datës 14 gusht 2013 për prodhimin e 20 mijë fletëve të votimit për komunat Dardhas në Korçë dhe Rrethina në Shkodër, kompania e vetme që mori pjesë ishte “Adel Co”.
Sipas KQZ-së, nga verifikimi i dokumenteve rezultoi së kjo kompani nuk i plotësonte kriteret e vëna dhe nuk mund të prodhonte fletët e votimit sipas kërkesave të Kodit Zgjedhor, ç’ka çoi në anullimin e kësaj procedure prokurimi.
Mediat e shkruara një ditë parë njoftuan së kompania fituese e tenderit të KQZ-së për prodhimin e fletëve të votimit është “Adel Co”, e krijuar nga Arjan Lleshi, bashkëshorti i kryetares së KQZ-së.
Nga një kërkim i bërë në Zyrën Kombëtare të Regjistrimit, shoqëria "Adel Co" rezulton të jetë në krijuar në vitin 2012 nga shtetasi Reshit Koni, cili gjithashtu rezulton të jetë pronar i shoqërisë "Adel Print" krijuar në vitin 2008 dhe regjistuar pranë QKR-së nga Arjan Lleshi, bashkëshorti i Lefterie Lleshit.
Arjan Lleshi, mbi bazën e një kontrate mirëbësimi ka emëruar administrator të shoqërisë tij, Konin, pronarin aktual të "Adel Co", të cilit më pas i ka kaluar të gjitha aksionet e "Adel Print".
Redaksia online
(e.b/ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.2%
-
Jo
40.2%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40