Pas dyshimeve se PD mund të bllokonte zgjedhjet në Kurbin, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shkarkuar dje tre anëtarët e PD-së për KAZAZ- në Kurbin. Shkarkimi i tyre erdhi pas raportimeve të drejtoreshës së Komisioneve Zgjedhore, Ana Tenolli, e cila deklaroi në mbledhje se në atë KZAZ ka probleme me kryetarin dhe dy anëtarët.

KQZ vendosi në krye të kësaj KZAZ-je Gjovalin Laskaj. Ndërkohë, anëtarë të kësaj KZAZ-ve janë Gentjan Mehmeti, Ornela Biba, Esad Cakoni. Përfaqësuesi i PD në KQZ, Ivi Kaso kundërshtoi vendimit duke theksuar se tre personat janë në detyrë.

Ndërkohë, kryetarja e KQZ-së, Lefteri Luzi tha se këta persona po shpërdorojnë detyrën. “Janë protagonistë të bllokimit të komisioneve të QV-ve. Komisionerët e Kurbinit po shpërdorojnë detyrën”, pohoi Luzi. Pavarësisht debate KQZ shkarkoi Islam Ismajlin, Edona Velian dhe Hajredin Ismailin.
 
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)