KQZ shpall zyrtarisht rezultatin 
e zgjedhjeve: Proçes i rregullt 

Këtë të mërkurë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi me 7 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Në zgjedhjet e 25 qershorit  Partia Socialise rezultoi fituese duke siguruar 74  mandate deputetësh, PD 43, LSI 19, PDIU 2 mandate dhe PSD 1 mandat.

Në një konferencë për media zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxhaj u shpreh se procesi në përgjithësi ishte i qetë, me standarte dhe përfundoi me rezultate pozitive.

"Sot, KQZ çertifikoi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve duke përmbyllur procesin zgjedhor të 25 qershorit, ku 46.77 % e qytetarëve Ju drejtuan qendrave të votimit dhe shprehën vullnetin e tyre me votë për të zgjedhur deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë.

Në këto zgjedhje vlen për tu theksuar se si rrallë herë në historinë e proceseve zgjedhore, procesi i numërimit të votave përfundoi brenda 47 orëve, duke dëshmuar se vullneti i partive politike për të mos inteferuar në veprimtarinë e komisionerëve të niveleve të ndryshme, ndikon në zbatimin në kohë dhe cilësi të ligjit zgjedhor"
u shpreh Hoxhaj.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Rama inspekton Tregun e Rusit në Shkodër! Benet Beci: Rikonstruktimi në kohë rekord

Rama inspekton Tregun e Rusit në Shkodër! Benet Beci: Rikonstruktimi në kohë rekord