KQZ: Shqetësuese, në 12 ZAZ
s’ka përfunduar emërimi i anetarëve

KQZ: Shqetësuese, në 12 ZAZ<br />s’ka përfunduar emërimi i anetarëve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në funksion të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor që do të zhvillohet më datë 21 Qershor, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për ngritjen e infrastruktures zgjedhore, në funksion të zhvillimit korrekt dhe ligjor të procesit në ditën e votimit dhe në vendin e numërimit të votave, deri në dorëzimin e bazës materiale zgjedhore, pas perfundimit te procesit zgjedhor nga KZAZ-të në KQZ.

Në këtë kuadër, KQZ ka shpërndarë bazën materiale zgjedhore pranëçdo Komisioni Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve, që do të përdoret nga KZAZ-të,  QV-të, dhe Grupet e Numërimi. Përmes kësaj deklarate Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton Komisionet e Zonave te Administrimit të Zgjedhjeve të marin të gjitha masat e duhura që në zbatim të detyrimeve të Kodit Zgjedhor të fillojnë ditën e Shtunë, datë 20 Qershor, shpërndarjen e bazës logjistike zgjedhore çdo qendre votimi në juridiksionin e tyre.

Shqetësues mbetet fakti që deri tani,në 12 ZAZ akoma nuk ka përfunduar procesi i emërimit të anetarëvetë Komisioneve te Qendrave te Votimit, për shkak se partitë politike nuk kanë dorëzuar propozimet e tyre pranë KZAZ-ve. Ndaj j’u bëjmë thirrje pative politike që të propozojnë menjëherë anëtarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit, në mënyrë qëKZAZ-të të marrin vendimet përkatëse për emërimin e tyre, pasi kjo do të sjellë përmbylljen me sukses dhe brenda afateve kohore të procesittë dorëzimit të bazës materiale zgjedhore nga KZAZ-KQV. 

Ndërkohë, sot në një nga emisionet televizive të mëngjesit, zj. Aranita Brahaj në cilësinë e përfaqësues së Dhomës Zgjedhore, deklaroi se: “Sot po printohen dhe riprintohen listat e zgjedhësve nga KZAZ-të për t’jua dërguar më pas KQV-ve. Sipas zonjës në fjalë, ky riprintim fizik sjell montimin dhe çmontimin e listave të zgjedhësveduke shkaktuar pelegrinazh të votuesve, njësoj si në vitin 2003.

Së pari më lejoni të bëj me dije se, kjo është absolutisht e pavërtetë dhe dizinformim i publikut dhe i zgjedhësve shqiptar, pasi listat jo vetëm këto ditë, por asnjëherë nuk printohen nga KZAZ. Të krahasosh zgjedhjet e vitit 2003 me zgjedhjet e vitit 2015, me një diferencë prej 12 vitesh, është absurde, kur dihet botërisht që Kodi Zgjedhor ka ndryshuar shumë herë që nga viti 2003.

Sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor, pjesa e tretë e tij, konkretisht neni 56, përcakton se lista e zgjedhësve që përdoret në Qendrat e Votimit gjatë ditës së votimit, printohet në zyrat e Gjendjes Civile nëpërmjet sistemit elektronik nga të dhënat që janë nëRegjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe vërtetohet nëçdo faqe nga Kryetari i Njësisë së Qevrisjes Vendore dhe Përgjegjësi i Zyrës së Gjendjes Civile. Programi i kompjuterik i Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile është i ndërtuar në mënyrë të tillë që nuk lejon asnjë ndryshim në listën e zgjedhësve.

Në nenin 56, po ashtu, përcaktohet në mënyrë eksplicite se lista e zgjedhësve 40 ditë para datës së zgjedhjeve nuk mund të ndryshojë në asnjë rrethanë dhe për asnjë shkak, ndaj lista përfundimtare e zgjedhësve i është dërguar 90 KZAZ-ve, 35 ditë para ditës së zgjedhjeve. KZAZ-të së bashku me shpërndarjen e bazës materiale logjistike zgjedhore ditën e nesërme, pra dt. 20 Qershor, i dorëzon Komisioneve të Qendrave të Votimit listën e zgjedhësve që do të përdoret ditën e votimit.

Inskemimi i situatave të tilla dizinformuese në emisionet televizive nga analistë apo persona të ndryshëm që komentojnë mbi procesin zgjedhor, jo vetëm që nuk i shërben procesit zgjedhor në tërësi por shkakton konfuzion tek votuesit.

Ndaj KQZ i bën apel të gjithë aktorëve të përfshirë në procesin e zgjedhjeve të 21 Qershorit që të tregohen të kujdesshëm në deklaratat dhe informacionin që japin në media të ndryshme dhe të citojnë në mënyrë korrekte dispozitat e Kodit Zgjedhor.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa 

Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa