Subjektet zgjedhore mund të survejojnë 24 orë në 24 ambientet ku janë vendosur materialet zgjedhore në Lundër.
Falë projektit të finalizuar nga KQZ subjektet zgjedhore mund të marrin kodin e sigurisë së kamerave të instaluara në këto ambiente , duke u dhënë mundësi atyre të vëzhgojnë çdo lëvizje.
Po ashtu për herë të parë në këto zgjedhje KQZ mundëson vendosjen e shablloneve në fletët e votimit përmes të cilëve realizohet votimi individual i të verbërve.
Një javë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 21 qershorit komisioni Qendror i Zgjedhjeve siguron një proces transparente për të gjitha subjektet politike në këtë garë. Me finalizimin e projektit për vendosjen e kamerave në lundër ku gjenden kutitë e materialeve zgjedhore u mundëson subjekteve politike që të monitorojnë 24 orë në 24 gjithçka që ndodh në këto ambiente.
Kjo u demonstrua këtë të diel para mediave ndërsa zëdhënësja Drilona Hoxhaj tha se projekti është financuar tërësisht nga buxheti i KQZ.
Po ashtu në kuadër të përgatitjeve për procesin zgjedhor të 21 qershorit, zëdhënësja e KQZ bëri me dije se ne këto zgjedhje për herë të parë personat me aftësi të kufizuara, e specifikisht të verbërve do t’u mundësohet votimi individual pasi në fletët e votimit për kandidatët dhe për këshillat janë vendosur shabllonet përkatëse.
Që prej datës 12 qershor kanë mbërritur në lundër të gjitha fletët e votimit që do të përdoren për 21 qershorin . Duke filluar nga kjo datë date KQZ ka nisur me fazën e përgatitjes së materialeve e që më pas finalizohet me procesin e shpërndarjes së kutive me materialet zgjedhore dhe me fletët e votimit në drejtim të qendrave të votimit në të gjithë Shqipërinë. Në Lundër u demonstruar mekanizimi nga prodhimi në fabrikë e deri në pikën e fundit në qendrën e votimit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO