KQZ: Situatë alarmante 62
KZAZ nuk kanë emëruar komisionarë

KQZ, nëpërmjet një deklarate për mediat, ka shprehur shqetësimin e saj për mos emërimin e komisionerëve për qendrat e votimit.
Sipas KQZ-së kjo është një situatë e patolerueshme sepse ndodhemi vetëm 10 ditë përpara zgjedhjeve, dhe se kjo rrezikon trajnimin e komisionmerëve nga ana e KQZ-së, gjë që do të ndikoj në mënyrë të drejtëpërdrejtë në administrimin e procesit zgjedhor.
 
 Deklaratë e plotë  KQZ-së
 
Jemi vetëm 10 ditë para datës së zgjedhjeve dhe ndodhemi në një situatë absurde dhe të patolerueshme, komisionerët e qendrave të votimit ende nuk janë emëruar dhe partitë politike që kanë detyrimin ligjor ti depozitojnë propozimet për anëtarë të KQV-ve, vijojnë të tregojnë neglizhencë dhe të mos respektojnë ligjin.
 
Partitë politike që kanë detyrimin ligjor ti depozitojnë propozimet për anënatërë të KQZ-ve, vijojnë të mos reagojnë duke shkelur afatet ligjore.
 
Ndodhemi në situatën kur 62 KZAZ nuk kanë emëruar asnjë komisionerë për Qendrat e Votimit, dhe në 31 prej tyre nuk është dorëzuar asnjë propzim nga asnjë parti politike.
 
Kjo sjellje e partive politike është e patolerueshme, pasi tregon mungesë përgjegjshmëri në përmbysjen e të drejtave dhe detyrimeve që ju ngarkon Kodi Zgjedhor.
 
Mos emërimi i komisionerëve të Qendrave të Votimit rrezikon trajnimin e komisionmerëve nga ana e KQZ-së, dhe mos trajnimi i tyre ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në administrimin e procesit zgjedhor.
 
Partitë politike që kanë të drejtën të sjellin propozimet për komisionerët e qendrave të votimit, të depozitojnë në mënyrë urgjente propozimet e tyre pranë KZAZ-ve dhe të mos bëhen shkak për dëmtimin e procesit zgjedhor dhe cënimin e standardeve të zgjedhjeve.

Redaksia Online
J.SH Shqiptarja.com
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët

Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët