KQZ verifikon tre kandidatë të dyshimtë, Rezart Tusha nga lista e PD-së në Durrës, Boiken Abazi i Vetëvendosjes dhe Pal Shkëmbi i pavarur
Rezart Tusha, Boiken Abazi dhe Pal Shkëmbi
Pas kërkesës së KQZ-së për të nisur verifikimin e kandidatëve për deputet të listave të 25 prillit, janë konstatuar tre kandidatë të dyshimtë, për të cilët KQZ i ka kërkuar sektorit të Dekriminalizimit të kryejë hetime më të thelluara për to.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ka mësuar emrat e tre kandidatëve, ku një është nga lista e PD-së në Durrës Rezart Tusha dhe dy janë kandidatë të pavarur, konkretisht Boiken Abazi nga Vetëvendosje, si dhe Pal Shkëmbi kandidat i pavarur.
Kush është Rezart Tusha? Rezart Tusha, i cili kandidon me Partinë Demokratike në Durrës dhe është vendosur në listë i 8-ti, rezulton me precedentë penal si shitës heroine i arrestuar në zvicër. Tusha është shkarkuar në vitin 2013 si drejtor i Burgut të Rrogozhinës dhe i kallëzuar penalisht, me akuzën se u jepte leje të paligjshme të dënuarve.
Ndërkohë që ende nuk dihen detaje se përse KQZ ka kërkuar hetimin për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje Boiken Abazin si dhe për kandidatin e pavarur Pal Shkëmbin.
Shkambi nuk është një emër i panjohur për KQZ. Kjo pasi në vitin 2013 kur kandidonte si kryetar i Partisë Popullore Kristian-Demokrate Shqiptare, u gjobit nga ky institucion për mosrespektimin e kuotës gjinore.
Kujtojmë se vazhdimisht faktori ndërkombëtar në vendin tonë, kryesisht ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca, u kanë bërë thirrje partive politike në vend që në listat e kandidatëve për deputetë të kenë emra të shkëputur nga bota e krimit dhe me integritet.
M.Q./I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2084
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë zgjedhës kanë të drejtë të votojnë, por rreth 1 milion s’kanë mundësi praktike të votojnë…
24 Janar, 17:32
-
1/3 e aplikimeve refuzohen, debat në KQZ për diasporën: Merrini në telefon dhe sqarojini për gabimet
24 Janar, 15:44
-
Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit/ Sula: Ka një kleçkë ligjore dhe 'hipokrizi', ja se si vihemi në lëvizje!
23 Janar, 20:53
-
Aplikimet në KQZ, 60 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 36 mijë emigrantë u regjistruan
23 Janar, 18:16
-
VKM/ Përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit, qeveria alokon 2.5 mld lekë shtesë për KQZ
22 Janar, 18:39
-
Zgjedhjet/ 'Merr jetë' pakti PS-PD, KQZ miraton aktin për listat! Partitë në garë me 186 kandidatë, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Aplikimet në KQZ, 55 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 18 mijë emigrantë të refuzuar
22 Janar, 15:24
-
Vota e Diasporës për 11 Majin, shkon në mbi 50 mijë numri i emigrantëve që kanë aplikuar! Mbi 25 mijë të miratuara, refuzohen rreth 15 mijë
21 Janar, 17:47
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Zgjedhjet/ Report Tv zbardh propozimet e PD për ndryshimet në Kod: Të votojnë emigrantët me ID ose pasaporta të huaja
21 Janar, 14:46
-
Zgjedhjet/ PS e PD do ndryshojnë Kodin Zgjedhor! Shteti paguan 100% postën për votën e emigrantëve! 200 mijë votues në diasporë pa ID, Celibashi: Zgjasni vlefshmërinë e dokumenteve
20 Janar, 11:00
-
Kuvend/ Bardhi sulmon Begajn: Sekretar i Taulant Ballës! Spiropali thirrje diasporës të votojë për zgjedhjet
20 Janar, 07:44
Kurse bojkenit kqz jone e pamvarur do ja gjej me doemos dyshimin Do jet noj kulak
PërgjigjuNje nga keta ka vra burrin e motres se vet ne 1997!!
Përgjigjurezart tusha cun flori. nk bon nona cun si Rrezja
PërgjigjuFlori per miell