LITUANI- Kryeministri Rama ka takuar në kuadër të samitit të NATO-s presidentin francez, Emmanuel Macron. Ai thotë se shumë shpejt lideri francez do të vijë në Tiranë.

 Rama shihet në krah të liderëve të vendeve anëtare në NATO-s, ndërsa shoqërohet nga bashkëshortja e tij Linda Rama. Ai ka zgjedhur që këto takime t'i shoqërojë edhe me foto. 

Në fotot e publikuara në Facebook, Rama ka ndarë foton familjare, ndërsa në disa të tjera duket krah kancelarit gjerman Olaf Scholz, kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, presidentit të Turqisë Erdogan apo edhe në krah të Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel.

“Mirëmëngjesi dhe me disa momente nga mbrëmja e bukur në Pallatin Presidencial në Vilnius, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Një ditë më parë, Rama ndau të tjera momente në Vilnius, ku u pa pranë Blinken, Macron, por vëmendje tërhoqën fotot krah Melonit, të cilët kanë treguar që kanë një marrëdhënie të afërt me njëri-tjetrin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:30
Samiti i NATO në Vilnius, Rama takon Presidentin Macron: Po përgatitet për të ardhur në Tiranë

 

Kryeministri Rama ka takuar në kuadër të samitit të NATO-s presidentin francez, Emmanuel Macron. Ai thotë se shumë shpejt lideri francez do të vijë në Tiranë.

“Vilnius, Lituani -  Me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, i cili po përgatitet për të ardhur në Tiranë.”- shkruan Rama.

Ora 10:57
Stoltenberg fton liderët të ulen në tryzë për diskutimet e samitit, nxit Ramën t’i bashkohet: Gjej një vend miku im

 

Kryeministrit Rama i kanë ‘tërhequr’ vemëndjen në samitin e NATO-s që është duke u zhvilluar në Vilnus në Lituani.

Edhe pse shumë formal, në mbledhje pati një moment paksa ndryshe.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i fton në tryezë krerët e shteteve.

Ai i nxiti të gjejnë vendet e tyre sipas emrave të vendeve të shënuara për të nisur mbledhjen, teksa i drejtohet personalisht kryeministrit shqiptar.

“Sa më shpejt të gjeni vendet tuaja, aq më shpejt mund të fillojmë dhe aq më shpejt mund të mbarojmë”, thotë fillimisht Stoltenberg.

“Tani nëse miku im Edi Rama mund ta gjejë vendin e tij, pastaj mbledhja mund të fillojë”, shprehet shefi i NATO-s, teksa i drejtohet dhe liderëve të tjerë.

1689152289_Ramasamit717x450.png