Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografi të shkrepura gjatë Samitit të NATO-s të mbajtur ditën e djeshme në Ankara.

Në fotografitë e publikuara, Rama ‘shfaqet’ me liderë të vendeve të ndryshme të NATO-s, që morën pjesë ditën e djeshme në Samit.

Mes liderëve me të cilët është fotografuar kryeministri Rama, janë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kryeministri britanik Sir Keir Starmer, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Kujtojmë se Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Tiranë, gjë të cilën e konfirmoi ditën e djeshme edhe sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte.