Australi - Nga data 1 korrik Australia do të shtojë në të dhënat personale të individëve opsionin X për gjininë e tyre, krahas opsioneve mashkull dhe femër. Ky opsion nënkupton gjininë "interseks" dhe "e papërcaktuar". Seksi X synon t’iu lehtësojë punën individëve të cilët dëshirojnë të ndryshojnë seksin e tyre.
Këtë gjë e ka konfirmuar Prokurori i Përgjithshëm i cili tha se opsioni X do t’i lejojë individët që t’i përkasin një gjinie tjetër, përveç gjinisë që ata ishin regjistruar kur kishin lindur. Sipas tij, ky veprim do të sjellë përmirësime praktike në jetën e përditshme të njerëzve me gjini të ndryshme.
Kurse Organizata Ndërkombëtare Interseksuale në Britaninë e Madhe pohoi se ligji aktual i Britanisë nuk e njeh termin “Intersex” për individët të cilët gabimisht kanë përcaktuar gabim seksin e tyre në gjendjen civile.
Australia tha se opsionin X do ta aplikonte edhe në pasaporta dhe i ka bëri thirrje Britanisë që të bëjë të njëjtën gjë. Kurse një aktiviste për të drejtat e homoseksualëve tha se Britania e Madhe nuk do ta aplikojë këtë opsion në pasaportat e individëve.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com