TIRANE- Kompozimi i koalicioneve të reja zgjedhore kanë ndryshuar balancat në këshillin bashkiak të Tiranës. Koalicioni i majtë është rritur me 3. 6 % në këto zgjedhje, krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2011. Grupimi i majtë, në vitin 2011 kishte 390 mandate këshilltarësh  nga 598 që ishin gjithsej në komunat, bashkitë dhe minibashkitë, që me ndarjen e re i janë bashkuar Tiranës, ose 65.2 % të mandateve.

Pavarësisht, shumicës së saj, e majta e drejtuar nga Partia Socialiste nuk kishte shumicë në çdo komunë apo bashki, pasi nuk kishte në krah LSI-në, si dhe disa komuna ishin bastione të së djathtës. Por në këto zgjedhje, duke e llogaritur në përqindje, Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka një rritje prej 3.6 %, ose 42 mandate nga  61 që ka bashkia e re e Tiranës. Në këtë rritje duket se koalicionin e majtë, tashmë qeverisës, ta ketë ndihmuar përfshirja në koalicion e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila është 3-fishuar brenda vetes.