Krahasimi, votuan 7.651 qytetarë më shumë se votat e PS në 2017

Krahasimi, votuan 7.651 qytetarë më shumë se votat e PS në 2017

Kryeministri Rama dje duke votuar në Surrel

TIRANE - Votimet e 30 qershorit mund të quhen mëse të sukseshme për Partinë Socialiste dhe Aleancën për Shqipërinë Europiane që ajo drejton. Në këto zgjedhje vendore, që janë një rast unikal në historinë e zgjedhjeve në epokës së pluralizmit në Shqipëri, pasi u bojkotuan nga partia më e madhe opozitare, PD-ja dhe aleatja e saj e madhe LSI-ja, pjesëmarrja në votime është një indicie e madhe për të nxjerrë rezultatin final paraprak vetëm duke u bazuar në pjesëmarrjen në votime. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim bënë thirrje për bojkot si dhe gjithë aleatët e tyre të partive të vogla, ndaj gjitha mbështetësit e partive opozitare normalisht që nuk kanë shkuar të votojnë më 30 qershor.

Partia Socialiste me gjithë aleatët e saj në 34 bashki nuk kanë asnjë kandidat rivalë, ndërsa në 27 kanë përballë vetëm Bindjen Demokratike, partinë e themeluar vetëm një muaj para zgjedhjes, që nga të gjitha sondazhet në rastin më të mirë dilte tek 3-4% te preferencave të votuesve. Po kështu edhe partitë aleate të PS-së në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane kanë pritshëmri shumë të vogla, ndaj një krahasim i pjesëmarrjes në votimet e djeshme me rezultatet që socialistët kanë arritur në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 nxjerr në mënyrë reale forcën që ka arritur Partia Socialiste në këto zgjedhje. 

Gjithashtu edhe trendy i rezultateve të para që kanë dalë në mbrëmje nga kutitë e para që u numëruan treguan se përqindja e marrë nga Bindja Demokratike nuk i kalon shifrat e sondazheve praraprake.

7651 votues më shumë në rang vendi se votat e PS
Kështu në total dje kanë shkuar në votime 771.183 qytetarë në të gjithë vendin shifër kjo është me 7.651 votues më shumë sesa rezultati me 764.212 vota që arriti Partia Socialiste në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 që i dhuruan mazhorancën qeverisëse e vetme me 74 deputetë, që atëhere u quajt një rezultat historik. Pra duket se në votimet e djeshme PS-ja ka arritur në rastin më të keq të barazojë rezultatin e saj spektakolar të 2017 dhe në më të mirin të ketë marrë edhe disa mijëra vota më shumë.

Erion Veliaj rikonfirmohet me rekord në Tiranë

Nga të gjitha bashkitë rezultatin më të mirë në pjesëmarrje në votime krahasuar me votat që Partia SDocialiste ka mbledhur në vitin 2017 e ka arritur Tirana. Duket qartë se në kryeqytet faktori Erion Veliaj ka qenë thelbësor në arritjet e kësaj fitoreje. “Lali Eri” me punën e tij në këto katër vite në krye të bashkisë ka bërë që të shkojnë në kutitë e votimit 171.390 qytetarë që janë 7138 votues më shumë se 164.252 vota që ka marrë PS-ja në 2017. Po kështu Veliaj ka arritur i vetëm pritet të marrë më shumë vota edhe se në vitin 2015 kur u zgjodh kryebashkiak edhe me votat e aleatit të atëhershëm LSI-së. Në 2015 Veliaj ka marrë mbi 160 mijë vota, në ato zgjedhje PS-ja si parti rreth 107 mijë vota, ndërsa LSI-ja rreth 54 mijë vota, që ishin 18.25% të totalit të votave, pra duket qartë se pesha e partisë aleate ishte shumë e rëndësishme në koalicionin ASE. Dje në mbyllje të kutive të votimit pjesëmarrja ka qenë 171.390 votues. Në garë për Bashkinë e Tiranës është Veliaj dhe Arben Skënderi, një emër i ri në skenën e politikës shqiptare.

Edhe Dibra e Elbasani gati 7 mijë votues më shumë
Ndonëse Dibra ka qenë një nga pikat e nxehta, ku u sulmua nga mbështetës të PD me në krye përfaqësues të kësaj force politike, kjo nuk ka ndikuar në % e pjesëmarrjeve në votime, përkundrazi. Sipas rezultatit të vitit 2017, për socialistët në këtë bashki kanë votuar 9.362 votues, e ndërsa më 30 qershor pjesëmarrja e votuesve është 16.327 votues, pra 6.965 votues më shumë. Gjithashtu edhe në Elbasan PS-ja ka arritur një rezultat tejet pozitiv, pasi kanë shkuar të votojnë 6.473 qytetarë më shumë se sa vota kanë marrë socialistët në 2017. Një rritje shumë të madhe ka pasur PS edhe në Klos, ku kanë shkuar 5.485 votues 2.245 më shumë se sa 3.240 vota që kishte marrë PS në 2017. Rezultate positive dhe me rritje të madhe për PS-në pritet edhe në bashkitë Fier, Bulqizë, Devoll, Pogradec, Prenjas e Skrapar.

Durrësi rekord negativ, 12.994 votues më pak
Një nga bashkitë ku Partia Socialiste pritet që të ketë rezultatin e saj më të dobët është Durrësi. Këtu kanë shkuar të votojnë 35.062 qytetarë, që krahasuar me 48.056 vota që ka marrë PS në 2017 janë 12.994 votues më pak. Duket se moskandidimi i Vangjush Dakos dhe zëvendësimi i Valbona Sakos ka pasur një ndikim negative në këtë bashki për socialistët.
Po kështu rezultat të dobët PS-ja pritet të ketë edhe në Vlorë dhe në Berat ku pjesëmarrja në votime është mbi 5 mijë qytetarë më pak se sa kanë vota marrë socialistët në vitin 2017. Po kështu edhe në Kamëz pjesëmarrja është e dobët, 4.445 votues më pak se rezultati i PS në 2017. Edhe në Shkodër, Shijak dhe Kavajë pritet të jenë më të ulta për PS-në pasi pjesëmarrja ka qenë më e vogël se sa votat që mblodhi në 2017.

771.183 votues
Në total dje kanë shkuar në votime 771.183 qytetarë në të gjithë vendin shifër kjo është me 7.651 votues më shumë sesa rezultati me 764.212 vota që arriti Partia Socialiste në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017

+7138 Tirana
Erion Veliaj me punën e tij në këto katër vite në krye të bashkisë ka bërë që të shkojnë në kutitë e votimit 171.390 qytetarë që janë 7138 votues më shumë se 164.252 vota që ka marrë PS-ja në 2017.

-12.994 Durrësi
Një nga bashkitë ku Partia Socialiste pritet që të ketë rezultatin e saj më të dobët është Durrësi. Këtu kanë shkuar të votojnë 35.062 qytetarë, që krahasuar me 48.056 vota që ka marrë PS në 2017 janë 12.994 votues më pak.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 03/07/2019 09:27

    Po a nuk ishin nje miljon shuplaka ne 2017 ?

    Përgjigju
  • Robshi: 01/07/2019 18:54

    Termet termet e keni bo.... hahahaha.... media si e juaja ja shkurtojne jeten pushtetit... i bejne lajka fallco e fresk kot.... ne dukje jeni pro pushtetit por realisht me fallcitetin tuaj ndohmoni opoziten dhe popullin e mashtruar...

    Përgjigju
  • Daja: 01/07/2019 15:15

    Po nuk del njehere para pasqyres ti zoteri te shikosh veten sa shemtuar dukesh me ato breke,me kepuce 45 e me corape leshi,nuk je ne Skoci,ne Surrel je!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • populli: 01/07/2019 15:02

    Edi Rama le nam me ato pantallona,boll se le nam o rob.

    Përgjigju
  • WTF: 01/07/2019 13:07

    Shifrat jane komplet te pasakta! Krahasimi duhet te jete me zgjedhjet lokale te kaluara dhe jo me zgjedhjet e pergjithshme. Gjithashtu pjesmarrja ne votime nuk eshte e gjitha socialiste sepse ka edhe parti te tjera.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 01/07/2019 12:21

    Te pakten do na bijne veshet rehat kete vere se nuk do degjojme me thirrjet e militanteve "Rama Ik "

    Përgjigju
    • 007: 01/07/2019 14:31

      Ne vjesht do kemi luli ik,mona ik floriri ik se na cave gajden.Po pse ti kujton se kafshet do rrin rehat,them se Jo.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja