Dje në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet vendore ku u votua për 61 kryetarët e rinj të bashkive. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi zyrtarisht se në të gjithë vendin kanë votuar 771863 shqiptarë ose 21.6%. Krahasuar me zgjedhjet lokale të katër viteve më parë, sot kanë votuar 841191 më pak shqiptarë se në vitin 2015 ose 26.2%. Në këto 30 vite këto janë zgjedhjet e para ku opozita më e madhe në vend nuk mori pjesë. PD dhe LSI e kanë bojkotuar këtë garë elektorale.
30 qershori pritej që të ishte një ditë shumë e nxehtë, madje shumëkush kishte paralajmëruar edhe një ringjallje të trazirave të ’97, por fatmirësisht asgjë nuk ka ndodhur.
Procesi
E djeshmja ishte një ditë jo e zakontë zgjedhjesh, pasi erdhi pas një sërë përplasjesh institucionale mes qeverisë, opozitës dhe Presidentit. Në këtë situatë parazgjedhore, që u shoqërua me dhunë në disa bashki të drejtuara nga PD, u përfshinë edhe ndërkombëtarët që njëzëri dënuan dhunën, mbajtën qëndrime të forta duke mbështetur zgjedhjet, duke rrëzuar kështu dekretet e Presidentit Meta, të parin për anulimin e tyre, dhe të dytin për caktimin e 13 tetorit si datë për vendoret.
Pavarësisht klimës së nxehtë parazgjedhore dhe incidenteve të rënda në ditët e fundit, dje zgjedhjet u zhvilluan të qeta. Veç disa incidenteve të vogla në gati të gjitha qendrat e votimit në të gjithë vendin procesi vijoi me qetësi. Përveç 1 qendre votimi në Bashkinë e Shkodrës (në Prekall), në të gjitha qendrat e tjera të vendit u votua. Kutitë u transportuan drejt KZAZ-ve, pas asnjë problematikë ku po vijon procesi i numërimit nga mbrëmja e djeshme.
Rezultatet
Në zonën e veriut të vendit, pjesëmarrja më e lartë është siguruar tek zgjedhësit e bashkisë së Klosit, ku janë paraqitur para kutive të votimit 5.485 votues, baraz me 35.17 për qind të listës së zgjedhësve. Ky rezultat është pasuar nga pjesëmarrja në bashkinë e Pukës, me 32.65% dhe Dibrës, ku kanë votuar 28.75 për qind e zgjedhësve, gati barabar me rezultatin e Fushë Arrëzit.
Shkodra ka shënuar vetëm 9.67 për qind të listës së zgjedhësve, të cilët janë paraqitur për të dhënë votën e tyre për kandidatin e vetëm, ndërkohë që në Bashkinë e Lezhës kjo përqindje ishte edhe më e ulët: 8.93%, që shënon edhe rekordin negativ të pjesëmarrësve në zgjedhjet vendore 2019.
Rekordi pozitiv është shënuar, nga ana tjetër, në Pustec, bashkia e vogël e komunitetit maqedonas, ku kanë marrë pjesë në votimet e djeshme 55.44 për qind e atyre që kishin të drejtë të votonin. Në Qarkun e Elbasanit shquhet pjesëmarrja në Librazhd e Gramsh, përkatësisht me 37.52 dhe 32.95 për qind e votuesve apo në Prrenjas me 32,49%.
Në Qarkun e Beratit, gjithashtu, janë shënuar pjesëmarrje mbi mesataren e vendit në Poliçan me 35.46 për qind dhe Skrapar me 32.58%, ndërkohë që në vetë Bashkinë e Beratit kjo shifër ishte 17.56 për qind e votuesve.
Memaliaj ka shënuar rezultatin më të ulët në jug të vendit. Vetëm 9.01 për qind e votuesve janë paraqitur për të hedhur votën për organet drejtuese të kësaj bashkie. Në Gjirokastër kjo shifër ishte 26.37%, ndërkohë që në Tepelenë pjesëmarrja ishte 36.59 për qind.
Bashkia më jugore, ajo e Konispolit, ka regjistruar votimin e 31.03 për qind të zgjedhësve ditën e djeshme.
Po' Pjerin Ndreu a morì ate te Noc Rrokut ne lezhe
Përgjigjupjerini pat fat se esht kryetar opozite lulushi se 100 vjet ska pas shanc me fitu ne franin