Krapi shkodran gatuhet nga
Sabahete Vishnje në “Rreze Dielli”

Krapi shkodran gatuhet nga <br />Sabahete Vishnje në “Rreze Dielli”
Në rubrikën “Të gatuajmë me zonjën Tefta” të ftuarit special janë bërë mjaft të shpeshtë dhe të dashur për publikun.



Këtë herë pjesë e tij ka qenë këngëtarja e njohur e jareve shkodrane, Sabahet Vishnje, e cila është soliste në "Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve".



Së bashku me zonjën Tefta ato kanë gatuar një pjatë karakteristike shkodrane si “Krap në furrë”. Veçantia ishte se zonja Sabahete e ka gatuar tërësisht vetë pjatën, sigurisht në asistencën e znj. Tefta.



Gjithashtu këngëtarja ka rrëfyer pasionin e saj për gatimin si dhe ka treguar për jetesën e saj në Shkodër, duke u përmalluar për kohën e kaluar.



Plot humor dhe batuta znj. Vishnje ka bërë që rubrika e zonjës Tefta të kalojë mjaft këndshëm.



“Të gatuajmë me zonjën Tefta” vjen çdo ditë në “Rreze Dielli” dhe sjell gjithnjë jo vetëm gatime të shijshme por edhe me personazhet e njohur, të cilët shfaqin një anë tjetër të tyre duke u paraqitur edhe më të dashur për publikun.



(xh.k/shqiptarja.com)

2/6
  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Ja dy shenjat më të mërzitshme të horoskopit

Ja dy shenjat më të mërzitshme të horoskopit