Krashi: Nëse del që një deputet përdor Sky të dorëhiqet! Çaça: Në vazhdim do dalin dhe gazetarë! Shokuese që zyrtarë policie planifikojnë vrasjet

Aksioni i fundit i SPAK që goditi një grup kriminal, pjesë e të cilit ishin dhe zyrtarë e ish-zyrtarë policie si shefi i Krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjoni dhe ish-zv drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani, është komentuar sot në emisionin “Repolitix” në Report Tv.

Për avokatin Përparin Çaça është shokuese fakti që zyrtarë të policisë akuzohen për krijimin e kushteve për të kryer vrasje.

“Kjo për Myslimin për votat duket si e pavlerë. Është për të ardhur keq që ajo strukturë që shohim si mbrojtësit tanë të rendit ka hyrë dhe ka bërë këtë veprime, si në rastin e porositjes së dy vrasjeve. Kjo ishte shokuese. Pjesa ku zyrtarët e policisë merren dhe planifikojnë si do bëhen vrasjet për qëllime të caktuara është e pakonceptuesme. Problemi ekziston se askush nuk e ka menduar nga këta se këta aplikacionet si matrix Skyecc janë pa server. Mendohet se në Shqipëri janë 8 mijë persona që përdorin këto aplikacione. Dyshimi dhe indicia sepse këta përdorin këto aplikacione ekziston. Sot këtu doja të dal sepse përflitet që në ditët në vazhdim do dalë se janë dhe gazetarë që kanë hyrë në pazare apo allizhverishe të caktuara. Së fundmi kanë dalë këto… Do ketë tërmet. Tashmë do dëgjojmë shumë gjëra por kur shikon zyrtarë të policisë shef komisariati sheff krimesh janë monstruoze”, tha Çaça në Report Tv me gazetarin Denis Minga.

Deputeti i PS Lavdrim Krashi tha se nëse del që një deputet i Kuvendit të Shqipërisë është përdorues i aplikacioneve ENKRO CHAT dhe SKY ECC, të japë menjëherë dorëheqjen.

“S’kam pasur dhe s’do kem aplikacione. Nëse i kanë pasur kushdo të jetë edhe kolegë, nga e majta dhe te djathta… do shokohesha. Nëse del dikush që është duhet të largohet të japë dorëheqjen nga politika. Nuk janë legale këto aplikacione. Kanë kosto të jashtëzakonshem, 5 mijë euro në muaj siç më kanë thënë se nuk kam informacion. Çfarë i duhet diçka ilegale? Duhet të mbështesim SPAK për të bërë punën sepse nga kjo zbulohen njerëz që merren me krimin e organizuar”, tha Krashi.

“Imagjino që nesër të dalin përfaqësues të qeverisë që kanë përdorur këtë aplikacion. Do kemi një qeveri që është marrë me krimin, drogën… fjalë ka, por po presim”, shtoi deputeti Gështenja.

Ndërsa analisti Plator Nesturi thotë se këto aksione tregojnë sesa e domosdoshme është të mbështet reforma në drejtësi.

“Ky është tregues, skaner i shoqërisë shqiptare në këto 30 vite. Kjo është diçka e barsur që ka treguar këtë gjë që për fat të keq të fortët eksponentët e krimit, lidhjet me politikën kanë pasur rend komunikues. Kjo që doli nuk është gjë e vogël dhe shyqyr që doli dhe tregon sesa e domosdoshme është të mbështet reforma në drejtësi”, tha Nesturi.

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër