PRISHTINE, 22 Nentor/ATSH/-NISMA për Kosovën sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe nga këtu është vendosur që të jenë zë i fuqishëm opozitar.
Kështu thuhet në një njoftim për media, i cili ka dalë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ku u diskutuar pikërisht për qëndrimin që do ta mbajë NISMA për Kosovën në raport me zhvillimet aktuale politike, pas prishjes së koalicionit LDK-VV-AAK-NISMA .
"NISMA për Kosovën duke qenë e bindur në nevojën për ndryshim në jetën politike të Kosovës i siguron anëtarët, simpatizantët, votuesit e saj, si dhe gjithë qytetarët e Kosovës se do të jetë zë i fuqishëm opozitar deri në arritjen e ndryshimit që i duhet vendit", thuhet në njoftim të kësaj partie.
Në njoftimin e Nisma-s, thuhet se në mbledhje të jetë folur edhe për Bllokun, i cili u prish para disa dite, ku sipas tyre Blloku ishte një koalicion për ndryshim.
Ata, po ndihen keq që humbën shansin për ndryshim.
"Nevoja për ndryshimin e qeverisjes në vend ishte synimi dhe motivi i bashkimit tonë për interesin e qytetarëve të Kosovës. Kësaj politike i kemi qëndruar besnik, mbi bazën e një parimësie konsistente. NISMËS i vije keq që me gjithë përpjekjen e saj humbëm shansin e ndryshimit të shumëpritur nga qytetarët", thuhet në fund të njoftimit. /kosovapress/./a.g/