Paris 2024/ Kaltra Meça e katërta në baterinë e saj, notarja shqiptare eliminohet nga Olimpiada

Paris 2024/ Kaltra Meça e katërta në baterinë e saj, notarja shqiptare eliminohet nga Olimpiada

Kaltra Meça, momenti i garës

PARIS - Shqipëria u përfaqësua këtë të dielë në Lojërat Olimpike të Parisit, aty ku notarja 16-vjeçare Kaltra Meça u rendit në vendin e katërt në baterinë e 1-rë në 200 metra stil i lirë, por nuk mundi të kualifikohet për në raundin tjetër.

Pas përfundimit të të gjitha garave, nga 30-të garueset, sportistja jonë Meça u rendit në vendin e 27-të duke mos mundur të vijojë më tej. Në këtë disiplinë 16 notaret që vendosën kohën më të mirë kaluan më tej.

Kaltra Meça e mbylli garën e saj me kohën 2 minuta, 12 sekonda e 21 të qindtat, me 16.42 sekonda më vonë se vendi i parë. 16-vjeçarja shqiptare ishte me ftesë në këtë event, pasi nuk mundi të siguronte një vend në bazë të paraqitjeve të saj.

Të shtunën, qitësja Manjola Konini u rendit në vendin e parafundit nga 44 sportiste në Lojërat Olimpike të Parisit, në disiplinën e qitjes në ajër në distancën 10 metër, duke u eliminuar. Këshru, në dy provat e para të sportistëve kuqezinj, vendi ynë nuk ka mundur të kalojë më tej.

Të martën (30 korrik) do të jetë radha e notarit 18-vjeçar Grisi Koxhaku për të garuar në Lojërat Olimpike.

Renditja në 200 metra stil i lirë në not

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja