Paris 2024/ Distria Krasniqi merr medaljen e argjendtë, humbet në finalen e xhudos me Diyora Keldiyorova

Paris 2024/ Distria Krasniqi merr medaljen e argjendtë, humbet në finalen e xhudos me Diyora Keldiyorova

Distria Krasniqi

PARIS - Distria Krasniqi nuk ia doli të sigurojë medaljen e artë në xhudo për Kosovën, duke u mposhtur në finalen e peshës deri në 52 kg nga Diyora Keldiyorova e Uzbekistanit. Megjithatë 28-vjeçarja nga Peja i siguroi Kosovës medaljen e parë (të argjendtë) në Lojërat Olimpike të këtij viti që po zhvillohen në Paris. 

Ecuria/ Xhudistja nga Kosova sot siguroi tre fitore të jashtëzakonshme në po kaq ndeshje. Fillimisht Krasniqi arriti të fitojë me ippon ndaj xhudistes nga Indonezia, Maryam March Maharani për vetëm 39 sekonda. Ndërkohë në çerekfinale Krasniqi fitoi sërish me ippon ndaj xhudistes nga Izraeli, Gafen Primo, brenda një minute.

Distria u përball me xhudisten italiane Odette Giuffrida në gjysmëfinale. Ndeshja shkoi në shtesë ose siç njihet ‘golden score’, ku italiania që shmangej nga përballja direkte, mori vërejtjen e tretë.

Kështu, Krasniqi këto lojëra mori medaljen e argjendtë si vendi i dytë, teksa në 'Tokio 2020' kishte siguruar medaljen e artë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijojnë probleme në rrugët Qafë-Thore dhe Theth, akset drejt hapjes

Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijojnë probleme në rrugët Qafë-Thore dhe Theth, akset drejt hapjes