PARIS - Qitësja Manjola Konini (48 vjeç) është renditur në vendin e parafundit nga 44 sportiste në Lojërat Olimpike të Parisit, në disiplinën e qitjes në ajër në distancën 10 metër, duke u eliminuar.
Sportistja e cila ishte me ftesë në "Paris 2024" nuk ia doli që të lërë shenjë, duke gabuar shënjestër dhe me totalin e pikëve 549, është shumë poshtë në renditje.
Sportistja kuqezi e gjen veten në vendin e 43-të, duke lënë pas vetëm greken Anna Korakaki e cila u tërhoq në dy provat e fundit nga gjashtë në total. Në këtë disiplinë të kualifikuara janë tetë sportistet e para, duke vijuar garën më tej në kërkim të medaljeve.
Manjola Konini do të garojë gjithashtu edhe në disiplinën 25 metra pistoletë më datë 2 gusht. Shqipëria do përfaqësohet sërish nesër në Lojërat Olimpike në orën 11:00 me notaren Kaltra Meça, në bateritë kualifikuese të disiplinës 200 metra stil i lirë.
Renditja e tetë sportisteve të para
Renditja e Manjola Koninit
-
Të shikojme si do përfundoj në 2 gusht me 25 m Shpresojme të dali më mirë ????
Përgjigju -
Me mire te kishit gjetur nje qites nga Nikla dhe e kishit te sigurt medaljen e arit.
Përgjigju -
Po te kishin vendosur noj ????per shenje do kishte marre medalje ari ????
Përgjigju -
Pse nuk e marrin qitesin ose qitesen nga Forcat e Armatosura ? Ata me shume pak pergatitje mund te dilnin mire !
Përgjigju -
Ku e gjetët këtë në rrugë....po të kishit marë ndonjë qitësi nga ato të parat që sot janë në moshë të madhe ju siguroj që do të dilte shumë më mirë.
Përgjigju -
Si shteti edhe olimpiku
Përgjigju -
Ka kohe qe e kemi humbur nishanin
Përgjigju -
Kështu ndodh kur merr pastruese e çon në lojra olimpike si qitëse profesioniste
Përgjigju -
Po te kishit derguar Adriana Kalan se ajo e mban veten per qitese...
Përgjigju-
Ana Kalaja ka qene qitesi biles shume e mire ne ekip kombetar qe kur ishte gjimnaziste.
-









Komente
Komento