Kreditë e buta/Bashkia e Tiranës
do japë 1 mln USD kredi për strehim

Kreditë e buta/Bashkia e Tiranës<br />do japë 1 mln USD kredi për strehim
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka deklaruar dje se do të shpenzohen 1 milion dollarë për kreditë e buta, që do të shpërndahen pranverën e këtij viti, për strehim.

“Do ta bëjmë me një sistem pikëzimi, ku pikët variojnë nga aftësia që ke për të paguar, nga nevoja për të zbutur kredinë, deri tek numri i fëmijëve që ke. Do të marrim indeksin e INSTAT dhe do ta azhornojmë”, tha Veliaj. Sipas Veliajt ky nuk është një investim që ndihmon vetëm familjet në nevojë. “Ne kemi kalkuluar që për 1 milion dollarë që bashkia investon në këtë skemë, bankat çlirojnë 40-50 milionë dollarë. Të hedhim 40 ose 50 milionë dollarë në ekonominë e Tiranës në vitin 2017 është sa dy herë gjithë investimet publike të bashkisë të marra së bashku”, nënvizon Veliaj.

Kreditë e buta janë vetëm një nga alternativat e strehimit që ofron Bashkia e Tiranës. Për disa kategori ka mundësi të tjera. Ndërkaq, Bashkia e Tiranës po i jap formë edhe bulevardit të ri. Pas vendosjes së pllakave të para, paralelisht Bashkia e Tiranës prej pak ditësh po vijon me procesin e mbjelljes së pemëve, çka do ta shndërrojë këtë pjesë të kryeqytetit në një hapësirë të madhe gjelbërimi. Kështu, përveç shtrimit të pllakave dhe mbjelljes së pemëve, po punohet shpejt edhe me parkingun nëntokësor.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pranishëm gjatë procesit të mbjelljes së pemëve të para nga 1100 pemë të llojeve të ndryshme që do të mbillen në 800 metrat e para të Bulevardit, i cili u shpreh entuziast se puna për pjesën e parë është drejt fundit.

Kemi hyrë në fazën përfundimtare të pjesës së parë të Bulevardit, pra pasi nisëm me vendosjen e pllakave të para, po mbyllim parkingun nëntokësor me 300 vende, i cili do të hapet në pranverë për publikun, dhe më në fund erdhëm në procesin e mbjelljes së pemëve. Janë pisha të buta mesdhetare, shumë të ngjashme me ato të Bulevardit të vjetër, pra për të ruajtur konturin e gjelbër që i lidh dy bulevardet, i cili po merr jetë dita-ditës”, tha kryebashkiaku Veliaj. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi