Kreditet u rrezikojnë vendin e punës
318 mjekëve,s’kanë ndjekur trajnime

TIRANE- Vendet e punës së 318 mjekëve nga i gjithë vendi do të shpallen vakante, pasi ndryshe nga sa parashikon ligji, nuk kanë ndjekur asnjë seminar apo trajnim. Ndërsa ata që kanë siguruar një numër minimal kreditesh, bordi i Urdhrit të Mjekut, ka vendosur t’i amnistojë për një periudhë 6-mujore, brenda së cilës duhet të plotësojnë numrin prej 150 kreditesh.
 
Kreu i Urdhrit të Mjekut, Dine Abazaj, ka kërkuar nga ministria e Shëndetësisë të mbështesë financiarisht trajnimet e mjekëve, pasi shpesh herë janë kostot që duhet të paguajnë ata, që i pengojnë mjekët të marrin pjesë në konferencat shkencore.
 
Në fund të këtij viti, mbyllet faza e parë e edukimit të vazhdueshëm të mjekëve, por sipas urdhrit të mjekëve në fazën e dytë, që nis në fillim të 2015-ës, nuk do të ketë asnjë tolerim për ata që plotësojnë numrin e krediteve të përcaktuara.
 
Kreditet e marra nga mjekët
318 mjekë                    0 kredite
1953 mjekë                  1-100 kredite
2596 mjekë                  mbi 100 kredite
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Zëvendëson Fabrizio Buccin/ Begaj pranon letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri italian! Presidenti: Të përkushtuar për forcimin e lidhjeve

Zëvendëson Fabrizio Buccin/ Begaj pranon letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri italian! Presidenti: Të përkushtuar për forcimin e lidhjeve