Krem spinaqi me bukë të skuqur
Përbërësit:
- 1 kg spinaq
- 2 lugë supe gjalpë
- 1 qepë të vogël
- 5 lugë supe vaj ulliri
- ½ fç tul buke në kubikë
- 3 lugë supe salcë kosi
- 1 lugë kafeje miell
- 2 thelpinj hudhra
- 1 lugë lëng limoni
- Piper djegës
- Arrë moskat
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Presim bukën në kubikë sa më të vegjël. E kalojmë në një tigan në 2 lugë gjalpë dhe më pas e veçojmë në një pjatë. Grijmë imët qepën dhe e kaurdisim në lyrën ku skuqim bukën. Me qepën skuqim edhe pak miell. Spinaqin e grijmë në copa të vogla dhe e kaurdisim me qepën dhe hudhrën e shtypur. Hedhim piperin djegës, piperin e zi, arrën moskat, kripën dhe 4 lugë vaj ulliri. E largojmë nga zjarri dhe shtojmë salcën e kosit dhe lëngun e limonit. Të gjitha bashkë i përziejmë, e provojmë për shijen e kripës dhe e vendosim spinaqin e përgatitur në mes të pjatës. Mbi të vendosim bukën e skuqur dhe pak djathë të grirë. E zbukurojmë me dy gjethe të vogla spinaqi.