Kremlini thotë se nuk do të nxjerrë një dekret që i jep fund mobilizimit rus

Kremlini thotë se nuk do të nxjerrë një dekret që i jep fund mobilizimit rus

1667313071_Mobilizimirus.PNG

Rusia nuk ka nevojë për një dekret presidencial për të zyrtarizuar përfundimin e një mobilizimi të pjesshëm të rezervistëve për të luftuar në Ukrainë dhe asnjë nuk do të lëshohet, tha Kremlini të martën.

Presidenti rus Vladimir Putin shpalli thirrjen e parë të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore më 21 shtator, pas një sërë humbjesh ushtarake. Njoftimi shkaktoi largimin e qindra mijëra personave që u nisën drejt vendeve duke përfshirë Gjeorgjinë, Armeninë dhe Kazakistanin, ndërsa më shumë se 2 mijë njerëz u arrestuan në protestat kundër mobilizimit.

Rusia deklaroi se kishte rekrutuar 300 mijë rezervistë që i nevojiteshin në pak më shumë se një muaj dhe se nuk kërkohej më shumë, por refuzimi i Kremlinit për të nxjerrë një dekret zyrtar që i jep fund rekrutimit mund të rrisë shqetësimin mes rusëve se mobilizimet mund të rifillojnë.

Putin deklaroi të hënën se do të konsultohej me ekspertë ligjorë për të parë nëse një urdhër i ri presidencial ishte i nevojshëm.

"Nuk nevojitet një dekret. Departamenti ligjor i administratës presidenciale ka arritur në përfundimin e tij ... mobilizimi i pjesshëm ka përfunduar. Telegramet përkatëse u dërguan nga Ministria e Mbrojtjes në zyrat e regjistrimit ushtarak për t'i dhënë fund dërgimit të draft dokumenteve”, u tha gazetarëve të martën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Pjesa e dekretit të mobilizimit të Putinit që përshkruan se sa do të thirreshin u klasifikua dhe nuk u bë kurrë publike, duke shtuar frikën se fushata e regjistrimit mund të rifillonte. Por Peskov tha se kjo ishte e pavërtetë.

"Përfshihej në dekret një numër i caktuar deri në 300 mijë njerëz. Prandaj, ky dekret është ekzekutuar”, tha Peskov.

I pyetur nëse dekreti fillestar ka mbetur në fuqi, ai tha: “Jo”.

Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se 87 mijë nga 300 mijë, ushtarët e mobilizuar ishin vendosur tashmë në zonën e konfliktit.


Lajmi kryesor:

Putin: Sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase janë vetëm një pjesë e asaj që ne mund të bëjmë! Fillon inspektimi i IAEA mbi akuzat për 'bombë të pista'


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja