TIRANE - Aseti më i çmuar i Shqipërisë është bashkëjetesa fetare, element ky që jo vetëm ngjall kureshtjen e të huajve, por duhet të shërbejë edhe si model për t'u ndjekur për vendet e botës ku zhvillohen luftra në emër të fesë. Këtë mesazh kanë përcjell njëzëri krerët e institucioneve fetare në vendin tonë, ndërsa të ulur bashkarish në një panel në bunkerin e ish-diktatorit Hoxha, përbënë kartolinën më të bukur për ta dëshmuar këtë, ku theksuan se hapja e bunkerit nuk është muze i diktatorit Hoxha.
Ironia e fatit deshi që krerët e besimeve fetare të bashkoheshin në vendin e ndërtuar nga vetë diktatori që u përpoq të asgjesojë çdo besim fetar në vend, por për ta asgjë nuk mund ta zhdukte Zotin nga zemra e shqiptarëve.
Në ambientet e BUNK’ART një hapësirë e vecantë iu kushtua një ekspozite me foto e dëshmi të persekutimit që regjimi komunist i bëri besimit, të sjella këto nën kujdesin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT) dhe Komitetit Shtetëror të Kulteve.

/Shqiptarja.com

VIDEO