Është një pyetje që lind vetiu pas protestës “1 milionëshe” të ditës së djeshme, të cilës i munguan plot tre zero. Sigurisht që në këtë dështim të Aleancës Kuqezi, ndikuan edhe ngjarjet e ditëve të fundit, ky kryetari i saj, është kthyer në tabelë qitje, ku politikanë të Partisë Socialiste dhe gazetarë të ndryshëm provojnë arsenalin e tyre të batutave.
Gjithçka menjëherë pas vendimit (të dyanshëm?) për të mos qenë në një koalicion AK me PS. A duhet sulmuar kaq fortë një parti e re, me një frymë nacionaliste të munguar në Shqipëri, por të ardhur në kohën e gabuar?
Pavarësisht palaçollëqeve me flamurin kombëtar, pavarësisht veprimeve prej kllouni jo pak herë të vetë kryetarit të saj me dylbi e me shqiponja, pavarësisht sjelljes alla siçiliane me jelekë antiplumb, pavarësisht mungesës së seriozitetit ndryshëm nga “kolegia” FRD, Aleanca Kuqezi tregoi se në këtë vend, në Shqipëri, ka një boshllëk të mirë besimi.
Po të mendosh se të dorëhequrit nga AK, pavarësisht arsyeve, ishin me grada, me tituj, emra të njohur në fusha të ndryshme, që ishin lidhur pas një partie, e cila realisht nuk ka asgjë në dorë, përveç fjalëve dhe kërcënimeve, atëherë thjeshtësisht mund të përfundosh se këta njerëz, apo dhjetëra e qindra të tjerë pas tyre, vërtetë kanë shpresuar në një forcë politike që të përfaqësojë denjësisht shqiptarët.
Gabimi i madh i këtyre drejtuesve dhe i kryedrejtuesit, pra Spahiut, ishte se ai nuk e kuptoi se për çfarë kishin vërtetë nevojë shqiptarët, përse duheshin përfaqësuar ata.
Shumica e shqiptarëve, pavarësisht se mund ta duan me zemër, nuk kanë “emergjencë” në bashkimin me Kosovën. Një njeri që s’ka bukë të hajë, nuk e bashkon çadrën e tij me vëllanë, edhe ai barktharë. Pra le të mos bëhemi hipokritë. As Shqipëria, as Kosova nuk kanë fuqinë ekonomike për të arritur një bashkim (përveç gjithë pengesave të tjera brenda dhe jashtë dy vendeve).
Të dyja shtetet shqiptare, mund të vazhdojnë zhvillimin dhe bashkimi mund të vijë në mënyrë normale dhe në kohën e duhur ekonomike e politike, pa u nxituar, e pa u sforcuar (tashmë ka nisur nga futbolli. Le ta mbajmë fortë këtë bashkim në rradhë të parë).
Spahiu nuk kuptoi se ishte të paktën 16 vjet me vonesë (1997) në kërkesën e tij ultimativo-radikale për arrestimin e shtetasit Berisha. Mijëra njerëz mund të jenë të mllefosur skajshëm me kryeministrin Berisha, ashtu siç mijëra të tjerë vazhdojnë ta votojnë atë.
Revolucioni që Spahiu, ish-nënkryetar i KLD-së, u kërkonte të tjerëve, nuk i shkon një shteti që përpiqet të jetë demokratik dhe ligjor. Berisha “si gogol” është “ekzkluzivitet” prej 1997 i Partisë Socialiste. Spahiu nuk diti, nuk mundi, apo nuk e lanë, të ishte përtej të majtës e së djathtës, përtej Ramës dhe Berishës. Sot që po kërkon ta bëjë, është shumë vonë. Ai provoi “të ngjyejë” dorën, kërkoi aleancë.
Spahiu nuk kuptoi po ashtu se përplasja Shqipëri-Greqi, duhet t’i përkasë së shkuarës. Sado që janë mijëra shqiptarë e shqiptare që sot vajtojnë e mllefosen sa herë kujtojnë policinë greke, apo pronarët grekë, aty sërish jetojnë mijëra e mijëra të tjerë që punojnë, e jetojnë. Janë mijëra e mijëra të tjerë në vendin tonë që tregtojnë me atë vend.
Janë mijëra biznese që janë të lidhura me Greqinë. Eshtë një vend fqinj, që ne nuk e ndërrojmë dot. Duhet të ndërrojmë sjelljen politike sigurisht, duke kërkuar të jemi më fitmprurës për shqiptarët tanë dhe për interesat tona, por jo të ngremë mure të reja të pakapërcyeshme mes Shqipërisë dhe Greqisë. Një ligj lufte dhe është i tepërt e absurd.
Spahiu nuk kuptoi në këto kohë të jetesës së tij si kryetar partie, se nuk mund të jetë kaq shpejt kushtëzues me dy partitë e mëdha, apo qoftë edhe me njërën, kur ka ndërmend të bëjë aleancë me të. Ai është i paprovuar, në elektorat.
Parti televizive provoi katër vite më parë të bëjë edhe Erjon Veliaj, por nuk është njësoj si të bësh gazetë elektronike ku lajmesh mund t’i marrësh pa u lodhur nga gazetat në print. Partia provohet me vota dhe Veliaj provoi dështimin e megallomanisë.
Spahiu nuk kuptoi se duke nxituar për të kapur “shoqet” 23 vjeçare, mund të pengohej e të mos mund të çohej më me këmbët e tij, por vetëm duke u kapur në ndonjë këmbë tjetër.
Nëse ai do të ishte i duruar, të ndryshonte strategjinë duke pasur shqiptarinë në kryefjalë, pa e trazuar me nacionalizmat, greqizmat, arrestimet e kushtëzimet, ndoshta jo në këtë legjislaturë, por më vonë, do ishte një lloj faktori. Mund të merrte rolin e një kontrollori dhe denoncuesi edhe i pozitës edhe i opozitës, qoftë edhe jashtë parlamentit.
Megjithatë Kreshniku duhej të rregjej njëherë. Të mësonte se nuk mund të fliste ditën ndryshe, e të vepronte natën ndryshe. Edhe partia e Topit kishte kërkesa aleancash, por vendimi për të dalë vetëm nuk solli reagimin që erdhi ndaj Spahiut.
Kjo me pak fjalë mund të shpjegojë se Spahiu e ka “tepruar” në kërkesat e tij, në madhështinë e tij, në megallomaninë e tij. Duket se tani po mbahet me thonj e dhëmbë deri në zgjedhje. Goditjet po i vijnë nga të gjitha krahët, nga brenda e nga jashtë.
Mund të jenë akuza që vijnë nga frika për votat që mund të shkojnë tjetërkund, ashtu sicc mund të jenë akuza të pakënaqurish, që kanë të njëjtin padurim shfaqjeje si vetë Spahiu. Megjithatë dyshimi i madh gjithsesi bie mbi vendimin që ai mori.
Një parti që kërkon jo largimin, por arrestimin e kryeministrit, nuk rreshtohet në kampin opozitar. Spahiu u përpoq të bëjë lojë të madhe politike, duke harruar që ende është i parrahur mirë në këtë fushë.
Por AK nuk duhet të zhbëhet.
Nuk duhet të pësojë fatin e G99, vetëm në mos qoftë “e ngjashme” e saj. Spahiu duhet të harrojë zgjedhjet e 23 qershorit, të riorganizohet, të rikërkojë arsyet e egzistencës dhe të krijimit të partisë, e çështë më e rëndësishmja të bëhet zëdhënësi i shqiptarëeve, i kërkesave dhe nevojave të tyre, atë pjesë që nuk do të mund ta bëjnë dot të mëdhatë, gjithmonë duke pasur si shtyllë kurrizore fillimin e tij, atdhetarizmin, pa palaçollëqe.
Sepse shqiptarët jo militantë duan të besojnë diku. Por fillimisht Spahiu duhet t’u tregojë atyre se ai tashmë nuk i përket politikës që ai e quan të vjetër. Nëse jo, është koha të ikë. Jo pse nuk mblodhi një milionë, por pse i besuan vetëm një mijë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.05.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com