FIER - Ish anëtari i bandës së Niklës, Kreshnik Berisha nuk e ka pranuar autorësinë e grabitjes dhe plagosjes së kambisitit fierak Artur ÇepelE. Berisha u paraqit sot në gjykatën e Fierit ku u njoh me masën e sigurisë “ arrest me burg” që trupi gjykues i kishte rezervuar.
Përpara këtyre te fundit, Kreshnik Berisha është shprehur se nuk është ai autor i grabitjes së plagosjes së kambistit, teksa ka pohuar se nuk di asgjë për këtë ngjarje.. Pavarësisht kësaj deklarate gjykatësi i çështjes Igert Pëllumbi caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa e njëjta masë u kërkua edhe nga prokurori i çështjes, Shkëlqim Sina.
Pak ditë më parë në afërsi të fshatit Sheq kambisti, Artur Cepele, u grabit nga dy persona të cilët i morën 8 milionë lekë dhe e plagosën me armë zjarri.
Policia arrestoi, Kreshnik Berishën, si autor të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com