Kreshnik Spahiu: 10 arsye pse SHBA dhe BE nuk do e mbështesin vettingun e politikanëve

Kreshnik Spahiu: 10 arsye pse SHBA dhe BE nuk do e mbështesin vettingun e politikanëve

Foto ilustruese

E keni parë heshtjen e ambasadores amerikane Yuri Kim për Vettingun e Lulzim Bashës?

Po ambasadorët e tjerë i keni parë që as e merr kush seriozisht?

E keni vënë re ndryshimin e angazhimit amerikan për Vettingun në gjyqësor krahasuar me indiferencën e Vettingut të politikanëve?

Ka disa arsye që justifikojnë mos mbështetjen amerikane dhe europiane ndaj projekt-ligjit Basha për Veting sepse:

– Lulzim Basha po luan blofin dhe nuk e ka seriozisht Vettingun në politikë.

– Vettingu në politik nuk ekziston si model juridik dhe ligjor në asnjë shtet europian apo nëpër botë.

– Vettingu i politikës është votimi popullor dhe jo politik. Populli nëpërmjet votës është sovrani.

– Vettingu politik s’mund jetë anolog me gjyqësorin. Gjyqtarët emërohen, ndërsa politikanët zgjidhen.

– Vettingu në gjyqësor mjafton që, gjyqtarët e pavarur të dënojnë politikanët e korruptuar.

– ILDPK është institucion i investuar nga amerikanët dhe projektet e Bashkimit Europian për kontrollin e pasurive të politikanëve dhe i mjaftueshëm, për të skanuar pastërtinë e politikanëve.

– Basha dhe Rama nuk kanë moralin për të kontrolluar pastërtinë e politikanëve të tjerë.

– SHBA s’mund lejoj që një projekt Basha-Rama të mbivendosi projektet e tyre në Shqipëri.

– Vettingu i Bashës, bëhet për interesa personale që të shkatërrojë pluralizmin dhe eleminojë kundërshtarët e tij politik.

– SPAK nuk mund të marrë kompetenca për të kontrolluar pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv kur nuk është kryer asnjë vepër penale.

– Lulzim Basha është i vetmi politikan në 15 vitet e fundit që ka 5 dosje dhe akuza për abuzim me pushtetin në prokurori dhe s’mund të jetë protagonist i pastërtisë së figurës së politikanëve.

Për këto arsye, SHBA dhe BE nuk mund t’ia besojnë Vettingun politik Lulzim Bashës.

Është e vërtetë që SHBA po e kontakton shpesh Lulzim Bashën, por mos harroni që “detyra e shtëpisë” që i ka caktuar Amerika, është: Largimi i Berishës.

Këtu mbyllet detyrimi i Lulzimit, por edhe mbështetja amerikane ndaj Lulzimit.

Nuk ka shans që Amerika ti besoj Lulzimit, çelësat e filtrave në politik, sepse Departamenti i Shtetit ka folur troç: “Berisha me korrupsionin e tij, minoi demokracinë dhe pasuroi aleatët e tij”.

E kush përfitoi më tepër nga korrupsioni dhe pushteti i Berishës?

Pa dyshim Lulzimi: 16 poste, në 16 vjet.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027