Kreshnik Spahiu: Hoteli me 5 yje i Janaqit, që s’kish shkelur kurrë në Tiranë, por tallej me turistët gjermanë

Kreshnik Spahiu: Hoteli me 5 yje i Janaqit, që s’kish shkelur kurrë në Tiranë, por tallej me turistët gjermanë

Kreshnik Spahiu

Muajin e kaluar kalova një natë në Jug…….

Janaqi kishte kohë që më ftonte në hotelin e tij me 5 yje që kishte ndërtuar në tokën e marrë me ligjin 7501.

E njoh nga fëmijëria sepse gjyshi i tij emigrant grek kishte ardhur dhe punonte në tokat e gjyshit tim dhe ishin bërë si njerëz të familjes sepse ishin njerëz të ndershëm dhe punëtorë.

Në vitin 1994 gjyshi im nuk morri asnjë pronë se ajo i’u nda 15 hyzmeqarve me parimin:

“Toka i takon, atij që e punon ose zapton”.

Pa u zgjatur në këtë histori, tre vëllezerit Janaqi, Raqi dhe Taqi kishin ndërtuar një hotel buzë detit dhe i kishin vendosur 5 yje. Të tre nuk kishin studiuar ndonjë universitet por ishin të “shkathët” dhe kishin bërë goxha lekë me kultivimin e hashashit.

Hoteli të dielën e kaluar ishte pjesërisht i mbushur me gjermanë dhe hollandez.

Në recepsion dëgjohej zëri i lartë i recepsionistit që i shante disa klientë gjerman gjysëm shqip dhe gjysmë greqisht. Mu desh të afrohesha dhe të përktheja gjermanisht por në fakt nuk i thash asnjë nga sharjet.

Tre turistë gjermanë ankoheshin se nuk kishin ujë të ngrohtë dhe nuk ju punonte kondicioneri.

Mezi e binda recepsionistin t’iu ndërronte dhomat dhe vetë vazhdova në tarracë të pija një kafe se isha i lodhur nga rruga. Pamja ishte magjepse dhe po e shijoja por kafen nuk e mbarova dot. Miza kali apo miza të zeza haleje rrethonin çdo kilent dhe të krijonin një neveri.

Nxitova të ndrrohesha dhe të dilja në det. Shezllonët ishin përrallore dhe vetja mu duk si sulltan Murati në shekullin XII. Vura syzet e diellit Gucci dhe po më dukej vetja si çunat e Tik-Tokut por luksi im nuk zgjati as 20 minuta.

Një erë e tmerrshme WC-je na solli zorrët në fyt.

Ishte ora kur derdheshin fekalet e zeza në det. Gjermanët dhe holandezët dolën me vrap nga deti. Me peshqir në hundë, avash-avash hyn në hotel ku të gjitha dritaret u mbyllën.

Mendova se ja vlente që dy orëshin e derdhjes ujërave të zeza ta shfrytëzoja duke pirë një gotë verë brenda në hotel.

Gllënka e parë e verës franceze Sauvignon blanc më relaksoi por gllënjka e dytë me ngeli në fyt.

Janaqi shante me zë të lartë një çift gjerman:

“O shkërdhata, ku keni provuar peshk ju në jetë? Ju hani vetëm patate”

Pasi ju afrova i pyeta ne gjermanisht që çfarë ankese kishin.

Më thanë që ishin helmuar dy ditë më parë nga peshku i hotelit dhe sot i kishin kërkuar mos servirte të njëjtin.

Me sa duket peshku i prishej shpesh Janaqit sepse dritat iknin dy herë në ditë dhe frigoriferi i ngrirjeve ishte i prishur.

E ula Janaqin dhe i fillova ti flas:

I dashur miku im, hotelin e ke të mirë por klientët i ke më elitarë se hoteli yt.

Kam një ofertë për ty i dashur Janaq - i thash.

Eja 6 muaj në Gjermani në një kurs për turizëm dhe gastronomi.

Janaqi më pa i habitur dhe u ndje i fyer.

Po ça thua o Kreshnik: Unë i kam ndërtuar me duart e mija çdo gjë këtu. Vetë kam bërë arkitektin, inxhinierin, financierin, kuzhinierin, kamerierin dhe të më mësojnë mua këta trapat e Gjermanisë si gatuhet peshku.

E dëgjova dhe ju ktheva: Janaq lekët dhe puna nuk të bëjnë të ditur. Këta gjermanët që i ke klient kanë shëtitur gjithë planetin dhe në fund jetës tyre kanë ardhur në këtë cep të botës që ke ti hotelin. Ata kanë provuar 200 lloje kuzhinash internacionale në jetë dhe qindra hotele luksoze. Ata me statistika janë populli që udhëtojnë më shumë jashtë dhe provojnë shumë çdo kuzhinë të huaj.

Ata janë kombi që konsumojnë më shumë ushqime bio se çdo shtet tjetër.

Ata kanë një sistem vlerësimesh hotelesh dhe turizmi që i lexon çdo kush dhe nëse disa prej tye do i vën “kryqin” negativ hotelit tënd, pas disa vitesh nuk do shkel asnjë këmbë gjermani.

“Le të ikin plehrat” me - tha Janaqi.

“Dakort Janaq, - iu përgjigja: Ju larguat kosovarët, larguat shqiptarët e Maqedonisë, larguat emigrantët sepse ju donit elitë dhe jo turist të varfër, por tani po largoni edhe gjermanët, spanjollët apo hollandezët. Jam i sigurt që vitin tjetër Hotelin me 5 yje do e kesh në shitje ose do gatuash për familjen tënde se ty s’të shkel më njeri këtu.”

S’kisha çi thoja më shumë Janaqit që s’kish shkelur kurrë në Tiranë, por tallej me turistët gjermanë.

Para se të filja natën e parë dhe të fundit mbylla mirë dritaret sepse djali i Janaqit po digjte kazanin me plehra 100 metra nga hoteli dhe i gjithë tymi hynte brenda në dhomat e veshura me pllaka mermeri dhe bërdura floriri.

Në mëngjes herët nuk prita të linde dielli por dola në recepsion dhe pagova 230 euro natën.

Hipa në makinë dhe u nisa me shpejtësi, por befas u kujtova: 230 euro ishte fiks çmimi që gjyshi Janaqit pagoi vite më parë për të legalizuar tokën e gjyshit tim…….

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endy: 13/08/2024 16:15

    Keto problematika qe ju pershkruani jane prezente ne shume nga perfaqesuesit e industrise se turizmit ne Shqiperi. Pronare pa kulturen e duhur per te pritur dhe perballuar kliente te niveleve te ndryshme,kamariere qe flasin me cinizem sikur duan te tregojne qe jane shume me te mencur se klienti ,qe perpiqet ta trajtoje se "fakir te uritur",dhe jo si nje person qe I kerkon te konsumoje dicka per kenaqesine e tij. Pra,me fjale te tjera,nje mosperputhje e madhe midis luksit te mermerte dhe menaxhimit te tij.

    Përgjigju
  • Balzaku: 13/08/2024 08:22

    Ku ky hotel o Spahi ,pse i ekzagjeron kaq shumë .Në Shqipëri ka lluks ,por edhe probleme ka.Bisneset nuk i kanë prof.e doktorë si puna jote ,po njerëz punëtorë ,të shkathët.Ne duam realitetin dhe jo fantazitë e tua banale.

    Përgjigju
  • Ilirjana: 12/08/2024 11:13

    Verrejte me vend profesor.Shqipttaret mund te punojne shume por problemi eshte se jo te gjithe kane edukaten apo kulturen e duhur aq me teper ne fushen e turizmit

    Përgjigju
  • populli: 12/08/2024 10:57

    nese eshte e trilluar, eshte fiks realiteti, nese eshte e vertete cne ti nga Kukesi ne breg?!

    Përgjigju
  • B Koci: 12/08/2024 10:28

    Koment me shume vend dhe vlen per shumicen e Probateve ne Shqiprine tone turistike! Qe nuk e kanr idene me fillestare se sa i perulur duhet te jesh para Klientit te cfare do lloj niveli qe mind te jete

    Përgjigju
  • Muharrem: 12/08/2024 09:09

    Z.Kreshnik ! Kjo qe ju pershkruat me aq vertetsi nuk eshte rasti i vetem por pjesa dermuese e bizneseve ne Shqiperi ! Po kush eshte zgjidhja ?

    Përgjigju
  • Iris: 12/08/2024 01:10

    Te lumte pena z.Kreshnik Spahiu! Ke bere /autopsine/ e te ashtuqujtures /industria e turizmit/ shqiptar,por dhe te shoqerise e mendesive shqiptare ne pergjithesi.

    Përgjigju
  • Korca: 11/08/2024 18:04

    E ke shkruar shume bukur. Gjermanet nuk duan lluks e mermere. Ju pelqen thjeshtesia, pasi lluksin e kane ne shtepine e vet.Ata duan qetesi, pasterti , kujdes dhe miresjellje. Une jetoj prej 7 vitesh ne Gjermani dhe kam shume miq te cilet duan te vizitojne Shqiperine, por kam frike tju sugjetoj, se mos imazhin qe me shume mund jam munduar te vendos per popullin tim, ma prishin Janaqet apo Dhimot etj....

    Përgjigju
  • Shoku Mali: 11/08/2024 11:47

    Kapitalizmi eshte sistem human por u zbatua keq ketu tek ne - keshtu mendojne ca truthare. Çuditerisht prona shkoi ne duart e krimineleve, mashtruesve dhe lakmitareve. Po sikur ky te jete thelbi i kapitalizmit? Te fala gjyshit mesjetar, o Kreshnik, edhe vazhdo te enderrosh si do ta menaxhoje hotelin sikur kapitalizmi te ishte sistem racional dhe human. Edhe mos harro qe nje dite te bukur toka do t‘i perkase prape atij qe e punon.

    Përgjigju
  • [email protected]: 11/08/2024 11:45

    Normale qe PD e PS e mbajne akoma 7501 qe vete e krijuan e rezultati shihet se si eshte katandisur ai vend

    Përgjigju
  • HAJDAR AGA REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 11/08/2024 11:41

    O Kreshnik Spahiu ke plotēsisht tē drejt po kshu ēshtē katandis Shqipria me Taqi Maqi Kaqi. Me njē fjal shtet wc.

    Përgjigju
  • Gjermoni: 11/08/2024 09:27

    Ah mor kreshnik po ti è di qe niveli i pronarve te turizmit shqiptar esht si janaqi e me keq? Te themi qe 95% I pronareve jan kontrabandues drige shfrytezues prostitucioni korrupsion e deri te vrases qe sot pastrojn ato lek pa djerse. Prandaj turizmi ne vend esht i predestinuar te fallimentoje brenda jo me shum se 5-7 vjet

    Përgjigju
  • Kristina Ahmetaj: 11/08/2024 09:13

    Ne Tirane ligji mbeshtet zaptusit dhe jo PRONARET, Jashte Tiranes shumfishohet zaptimi. Kjo ndodh vetem ne Shqipri, Pronen e gezon jo ai qe eshte 'PRONAR por zaptusi. IMKT DUHET TE SHEMBI TE GJITHA NDERTESAT PA LEJE DHE TE ZAPTUARA ME FORCE.

    Përgjigju
    • Salah: 11/08/2024 09:40

      Kumbaro, Edi Rama, prenë pemët në bregdet, kriminelët lejohen të ndërtojnë në 2023, 2024: Dokumentet e paligjshme kanë këto firma... 25 vite më parë, duhet të kishte pushuar shkatërrimi i turizmit dhe ndërtesat pa leje mafioze. Por Saranda, Golemi, ishte shumë fitimprurëse për kriminelët. Prej 25 vitesh nuk ka asnjë investim turistik nga jashtë

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja