Kreshnik Spahiu: Ishte protestë apo funeral?

Kreshnik Spahiu: Ishte protestë apo funeral?

Berisha dhe Meta në protestë

Protesta e Partisë Demokratike ishte më e veçanta në historinë politike në 32 vitet e fundit:

- jo nga pjesëmarrja, - jo nga fjalimet, - jo nga formati, - jo nga kauza, - jo nga kohë-zgjatja,

Thjesht, ishte historike sepse dukej: më e trishta, më e qeta. më e vdekura, më e zbehta, më pesimistja.

Thjesht dhe troç ajo kishte zero entuziasëm.

Kam ndjekur çdo protestë nga 8 dhjetori 1990 dhe deri më 12 nëntor, por kurrë s’më është dukur turma e mijëra demokrateve aq pesimiste dhe indiferente. E gjitha i përngjante një ndeshje futbolli ku tifozët shikojnë lojën thjesht për kuriozitet, por jo për fitore sepse e dinë rezultatin para se të fillojë ndeshja që do humbasin 0 me 6.

Vetëm kur tifozët e dinë humbjen ata shkojnë të qetë pa thirrje dhe janë spektatorë. Nuk i kamë parë kurrë kaq të mbaruar, të lodhur dhe të trishtuar protestuesit e zjarrtë dhe militantët që e duan me aq zemër atë parti.

Ata nuk kanë qenë kurrë aq të qetë dhe të zbehtë:

- as kur u vra babi i Rudinës, Azem Hajdari, - as kur Shqipëria u dogj nga rebelimi i 97, - as kur protestohej kundër ambasadores amerikane Mariza Lino, - as kur humbëm zgjedhjet në 2001, - as kur dha dorëheqjen Sali Berisha, - as kur rriheshin me njëri-tjetrin në oborrin e partisë.

Ata protestues kishin një dilemë të madhe. Ndoshta ju mungonte lideri, ndoshta ju mungonte kauza, ndoshta ju mungonte shpresa, ndoshta ju mungonte besimi.

Fundja çfarë do bënin përveç se të thërrisnin:

“Poshtë Amerika, Rroftë Monika”

Tribuna ishte plot me komuniste që premtonin revolucionin, por e shtynë atë pas Kampionatit Botëror të futbollit, pas gjelit deri dhe Vitit të Ri, duke u tallur sërish me demokratët.

Ata kishin udhëtuar 6 orë me makina duke ardhur nga fshatrat, por atje i priste zjarrfikësi i protestave.

Nuk ishte Lulzim Basha, por mentori i tij Sali Berisha, ai që premtoi se revolucioni i Foltores nuk do flejë gjumë si Basha, por çuditërisht protesta e tij ishte e pakrahasueshme me protestat e Lulzimit sepse: Kishte më pak protestues; Kishte më pak entuziazëm; Kishte më pak forcë dhe goditje;  Kishte më pak zjarr; Kishte pak kohë dhe orë në funksion të kauzës.

Pyetja shtrohet kush e fiku zjarrin e protestës? Askush,  thjesht nuk kishte zjarr sepse ajo nuk ngrohte askënd. Kishin dalë me mijëra dhe ishte plot me njerëz, por ata kishin dalë për një vaki popullore sepse xhenazen e kishin në tribunë, prandaj ajo nuk ishte protestë, por funeral me dy kufoma politike pa arkivol.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dakord: 15/11/2022 07:52

    Hahahahahahaha pershkrim spektakolar hahaha

    Përgjigju
  • O tej: 14/11/2022 23:02

    Medemek Meta e Berisha kane vdekur kane shkue ne te semes?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!